Sport

Nata e befasive: Milan shkatërron Real Madridin, Sportingu Man Cityn

Autori: Gazeta inFokus 23:27 | 05 November 2024

Milan e ka mposhtur Real Madridin në “Santiago Bernabeu”.

1 me 3 ishte rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje.

“Rossonerët” asnjëherë nuk e vunë në pikëpyetje fitoren dhe sigurt ia arritën qëllimit.

-Advertisement-

Skuadra e Paolo Fonsecas, kaloi në epërsi përmes Malick Thiaë, i cili realizoj në minutin e 12-të.

11 minuta pas, “mbretërit” barazuan me Vinicius Junior, i cili shënoi nga pika e bardhë.

Derisa italianëve epërsinë ia ktheu Alvaro Morata.

Por, kjo nuk ishte e tëra.

Tijjani Reijnders, ia dha shqelmin e fundit ekipit të Carlo Ancelottit, që duket se nuk janë këndellur ende nga humbja 4:0 në “El Clasico” nga Barca.

Nga ana tjetër, Manchester City ka humbur me rezultat 4-1 në Portugali nga Sporting në Lisbonë të Portugalisë. Sulmuesi suedez Viktor Gyokeres shënoi hat-trick.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera