Ylli i Real Madridit mbetet jashtë listës së Brazilit
Autori: Gazeta inFokus
12:10 | 02 November 2024
Endrick është lënë jashtë listës së Brazilit për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës gjatë muajit nëntor, pasi ka vështirësi për të gjetur minutazhë te Real Madridi.
Trajneri i Brazilit, Dorival Jr ka publikuar skuadrën e tij për ndeshjet ndaj Venezuelës dhe Uruguait, derisa nuk ka vend për Endrickun.
18-vjeçari nuk është inkuadruar fare në katër ndeshjet e fundit të Realit, teksa ende s’ka nisur ndeshje nga fillimi në La Liga.
Mirëpo, Endrick nuk është lojtari i vetëm i madh që s’është ftuar. Edhe Neymar mungon për këto ndeshje, ndonëse ka disa ditë që është kthyer nga lëndimi.
Endrick është lënë jashtë nga skuadra e Brazilit për herë të parë, qëkur debutoi në nëntor të 2023-ës, teksa bashkëlojtari i tij te Reali, Vinicius Jr është rikthyer pasi mungoi muajin e kaluar shkaku i lëndimit.
Mungesa e minutazhës te Reali ka bërë që Endrick të mos pranojë ftesë për këtë muaj, me trajnerin e Brazilit që ka thënë se lojtarët duhet të luajnë në klubet e tyre për t’u ftuar në kombëtare.
Lista e plotë:
Portierë: Bento (Al Nassr), Ederson (Manchester City), Weverton (Palmeiras)
Mbrojtësit: Danilo (Juventus), Vanderson (Monaco), Abner (Lyon), Guilherme Arana (Atlético-MG), Eder Militão (Real Madrid), Gabriel Magalhaes (Arsenal), Marquinhos (Paris Saint-Germain), Murillo (Nottingham Forest)
Mesfushorët: André (Wolverhampton), Andreas Pereira (Fulham), Bruno Guimaraes (Newcastle), Gerson (Flamengo), Lucas Paqueta (West Ham United) and Raphinha (Barcelona)
Sulmuesit: Estevao (Palmeiras), Igor Jesus (Botafogo), Luiz Henrique (Botafogo), Rodrygo (Real Madrid), Savinho (Manchester City) and Vinicius Jr. (Real Madrid)

T� tjera
-
Klinika e Radiologjisë ende vazhdon të ballafaqohet me mungesë të stafit “Besoni janë rritur shumë shërbimet”
Zgjerimi i shërbimeve diagnostikuese në Klinikën e Radiologjisë në Qendrën Kl...
-
BQK njofton se ka aplikuar zyrtarisht për përfshirje të Kosovës në SEPA
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar sot se ka dorëzuar zyrtarisht apli...
-
Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merren tri vendime
Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratua...
-
Fundjava me mot të qëndrueshëm, temperaturat zbresin deri në -4 gradë Celsius
Gjatë fundjavës në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm, me vra...
-
Gjilan: Katër persona dërgohen në paraburgim për armëmbajtje pa leje
Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Viti, ua ka caktuar masën e paraburgimit...
-
Prattipati pret në takim gjeneralin amerikan Osborn në vizitën e tij të fundit zyrtare në Kosovë
E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosov...
-
Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar ...
-
Qytetari nga Ferizaj gjen rreth 270 euro, i dorëzon në polici
Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, sot, rreth orës 14:00, në r...
-
Moment krenarie: Jetlum Bunjaku përqafohet me nënën pas diplomimit si polic i Kosovës
Emocione dhe krenari janë përcjellë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës ...
-
Aksident në Gjonaj të Prizrenit, ndërron jetën 22-vjeçari
Një 22-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me motoçikletë me kat...
-
HULUMTIM: Një pronë në Prishtinë blihet deri në 2 mijë euro për m², AKP-ja i shet me 127 e 160 euro – Si u shitën 8 prona për persona me mbiemrin Jashari
Derisa Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) arsyetohej se pronat po shitesh...
-
Gërvalla takoi zëvendëspresidentin e Eurojust-it: Krimit të organizuar i përgjigjemi me forcën e bashkëpunimit ndërkombëtar
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla gjatë ditës...


































