Sport

Ramiz Lladrovci: FFK e referët të reflektojnë karshi Feronikelit ’74

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 02 November 2024

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar pas vendimit të Feronikelit ‘74 për të vazhduar garat në Superligë.

Ky vendim erdhi vetëm 24 orë, pasi Feronikeli ‘74 kishte vendosur që të tërhiqet nga garat.

Lexo Edhe: Por, ky ndryshim i mendjes e ka gëzuar kryetarin Lladrovci, i cili në postimin e tij në rrjetin social “Facebook” e ka përmendur edhe FFK-në.

-Advertisement-

Ky është postimi i tij i plotë:

”Vendimi i sotëm i Kryesisë së FC “Feronikeli ’74”, për të mos u tërhequr nga Superliga, më gëzoi shumë. Të rinjtë dhe fëmijët e komunës tonë, do ta vazhdojnë ëndrrën për lojë të bukura dhe suksese të klubit, ashtu sikur për futbolldashësit dhe qytetarët e komunës tonë.

Klubi ynë i zemrës, presim të vazhdojë të na gëzojë me lojë, të na gëzojë me fitore, në veçanti fitore për të rinjtë tanë, tifozët besnikë “Tigrat e Zi”, donatorët dhe përkrahësit në Drenas dhe më larg.

Klubi i Feronikelit ka dëshmuar se mund të arrijë në majat e futbollit, por, gjendja e viteve dhe ditëve të fundit ishte shkaktuar padrejtësisht nga referët dhe rrethanat jashtë fushës së futbollit.

Përgëzoj Kryesinë dhe Bordin e Klubit për vendimin për të vazhduar mbetjen në Superligë, njëherësh, ftoj donatorët dhe tifozët tanë besnikë, të jenë pranë Klubit tonë të zemrës, duke i siguruar se përkrahja nga të gjithë ne, do të jetë maksimale.

Pres që Federata dhe referët e futbollit tonë të reflektojë që situatat e ditëve dhe vitit të fundit të padrejtësive të vazhdueshme ndaj Feronikelit të mos përsëriten dhe loja e futbollit të mbetet ballafaqim i lojtarëve me lojë fer, korrekte dhe pa ndikime nga jashtë.

Feronikeli ’74 është më shumë se ekip futbolli nga Drenasi!”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera