Pep Guardiola befason me deklaratën e tij për Vinicius Junior dhe “Topin e Artë”
Autori: Gazeta inFokus 20:56 | 29 October 2024
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka ndarë mendimet e tij për “Topin e Artë” pasi pa Rodrin të triumfojë përballë Vinicius Junior.
Vinicius Junior ishte favorit për të mposhtur Rodrin në garën për “Topin e Artë” pasi udhëhoqi skuadrën e Carlo Ancelotti drejt titujve në La Liga dhe Champions League sezonin e kaluar. Megjithatë, çmimi prestigjioz përfundoi në duart e Rodrit, duke shkaktuar një reagim të ashpër nga Real Madrid, që bojkotoi ceremoninë në Paris të hënën.
Drejtuesi i France Football, Vincent Garcia, u përpoq të shpjegojë se përse Vinicius Jr nuk fitoi, duke sugjeruar se ai “ishte shumë afër”. Guardiola mendon gjithashtu se cilido nga lojtarët mund të kishte fituar.
“Duhej të ishte Vinicius? Ndoshta. Është [votuar nga] gazetarë, jo një grup elitar njerëzish që vendosin. Janë njerëz nga e gjithë bota që votojnë, jo vetëm një vend. Ka opinione të ndryshme, dhe kjo është ajo që e bën futbollin të bukur, apo jo?”, tha Guardiola para gazetarëve në një konferencë për shtyp.
“Kjo u takon atyre. Nëse duan të shkojnë (për bojkotin e Real Madrid për ceremoninë), është në rregull. Nëse jo, gjithashtu është në rregull. Në Manchester City, nuk jemi këtu për të gjykuar klubet e tjera për vendimet që marrin. Për shembull, sezonin e kaluar, Erling [Haaland] fitoi tripletë me City dhe shënoi mbi 50 gola. I thashë ‘thjesht të jesh aty, duhet të jesh shumë i lumtur’. Të njëjtën gjë i thashë Rodrit. Nëse je në dy, tre apo katër të parët, është e jashtëzakonshme. Duhet të jesh shumë i kënaqur. Sezonin e kaluar, duhej të kishte fituar Erling? Po. Duhej të kishte fituar Messi? Po. Nuk është e rëndësishme [kush fiton]. Kjo përfaqëson që ti dhe shokët e skuadrës keni bërë diçka shumë të mirë atë sezon”, u përgjigj Guardiola kur u pyet për bojkotin që bëri Real Madrid për ceremoninë.
Guardiola gjithashtu u bëri thirrje Real Madridit që ta “pranojnë” rezultatin dhe shprehu krenarinë e tij për fitoren e Rodrit si lojtari i parë i Manchester City që fiton “Topin e Artë.”
“Ky event duhet të jetë një kënaqësi, njerëzit duhet t’i pranojnë rezultatet. Si klub, jemi shumë të lumtur që Rodri është lojtari i parë i këtij klubi që fiton këtë çmim. Është si [fitorja në] Premier League dhe Champions League. Jemi shumë krenarë”, shtoi ai.
Ndryshe, si statistikë interesante është se Rodri ishte lojtari në pesë ligat kryesore të Evropës me më shumë prekje të topit (120.3) për ndeshje sezonin e kaluar në të gjitha kompeticionet.
Të tjera
-
Opozita as sot nuk voton pjesëmarrjen në seancë
Partitë opozitare sërish nuk e kanë votuar pjesëmarrjen në kuvend, njëjtë siç...
-
Përmbytjet në Spanjë, flamujt evropianë para selisë në Bruksel ulen në gjysmështizë
Të paktën 95 persona raportohet se kanë vdekur nga përmbytjet në Spanjë, dhe ...
-
Rama: Kryeqyteti, i vetmi që ka krijuar Sektorin për Çështje të Kategorive të dalura nga lufta e UÇK-së
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se kryeqyteti është i vetmi që ...
-
Pritet ndalimi i përdorimit të pijeve energjike nën moshën 18 vjeç në Kosovë
Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot për seancën e radhës plenare. ...
-
Policia në kërkim të 21-vjeçarit nga Prizreni, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një p...
-
Tërhiqet ministri Murati, Asociacioni i Komunave thotë se është shtyrë zbatimi i normës tatimore progresive për prona komerciale
Asociacioni i Komunave të Kosovës ka njoftuar se Ministria e Financave ka sht...
-
47 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
47 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. Nga ...
-
Sërish përplasje para Kuvendit të Shqipërisë mes deputetëve të PD-së e Gardës
Deputetët e përjashtuar të opozitës janë rikthyer sërish në Kuvendin e Shqipë...
-
Sulmohet fizikisht një polic në Pejë
Është arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti duke mos i përfillur urdhra...
-
Njihuni me humanistin kosovar që po bënë punë të jashtëzakonshme me fëmijët që kanë nevojë për shërim jashtë vendit
Gjatë emisionit Doktor Plus është diskutuar për çështjet humanitare shëndetës...
-
Kurti drejt Zvicrës për takim me mërgatën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon takimet me mërgatën. Kësaj...
-
“Ka që e lypin dallamen edhe me miniq”, “Çmimi shkon deri në…” – Shitësja e veshjeve tradicionale tregon rastin epik që i ka ndodhur me vjehrra
Gjylshahe Hoxha një grua nga Prizreni e cila cilësohet si njëra nga gratë me ...