“France Football” i përgjigjet Real Madridit: Na bënë presion, Bellingam dhe Carvajal e kanë fajin për humbjen e Vinicius
Autori: Gazeta inFokus 20:30 | 29 October 2024
Real Madridi bojkotoi ceremoninë e “Topit të Artë” me një akt të pashembullt për klubin i cili kishte shumë protagonistë mes pjesëmarrësve në natën e ccmimeve dhe fitues të kategorive të ndryshme.
Fraza “”Topi i Artë” nuk ekziston më për ne”, e dalë nga zyrat e klubit madrilen dje dhe e shpërndarë në mediat spanjolle, ka bërë xhiron e botës, si shprehje e indinjatës së madrilenëve se trofeu u fitua nga Rodri dhe jo nga Vinicius.
Përgjigjen, madrilenët e kanë marrë pas mbrëmjes gala nga kryeredaktori i “France Football”, Vinsent Garsia, i cili shpjegoi pse sipas tij kishte qenë spanjolli fituesi i këtij edicioni.
“Qartësisht, Vinicius me siguri vuajti praninë e Bellingam dhe Carvajal në top 5, pasi matematikisht, kjo i hoqi atij disa pikë. Kjo gjithashtu përmbledh edhe sezonin e Real Madrid, i cili çoi tre apo katër lojtarë mes pretendentëve dhe pjesëtarët e jurisë ndanë vendimet e tyre mes futbollistëve, gjë që shkoi në favor të Rodrit”, tha ai.
“Bojkoti i Realit? Unë kisha shumë presion nga Real Madrid, por ashtu siç edhe me klube të tjera, gjithmonë kam qenë i qartë e i drejtë, ndoshta heshtja ime i çoi deri në limite. Por ishte njëlloj si me të tjerët. Mbeta i çuditur në mënyrë shumë të pakëndshme nga mungesa e tyre.
Ishim shumë të qartë me ta dhe me klubet e tjerë. Këtë vit, fituesi nuk do të njoftohej më parë. Mendoja se të gjithë do të pranonin, por në momentin e fundit, nuk e di se pse kërkuan të ndryshonin rregullin. Kur Reali mori vendimin, nuk jam i sigurt se pse kishte ndonjë lloj zhgënjimi”, tha ai para mediave.
Të tjera
-
Kërkesa për dërgimin e FSK-së në veri pas sulmit në Ibër-Lepenc, komandanti i KFOR-it flet për arsyen e refuzimit
Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, tha se kërkesën e dislokimit të FSK-së...
-
Memli Krasniqi ia kërkon Bedri Hamzës ndërtimin e një salle më të madhe në Prishtinë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (131), Memli Krasniqi, gjatë hapjes...
-
LDK prezaton Rrezarta Krasniqin si kandidate për deputete, ajo bartë numrin 36
Me numrin 36-të, Rrezarta Krasniqi është prezantuar nga kryetari i LDK-së dhe...
-
Me numrin 30-të, Vlora Dumoshi prezantohet për deputete në tubimin e madh të LDK-së
Në një tubim madhështor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi ësht...
-
Jeta Rafuna kandidatja për deputete me numër 45 prezantohet nga LDK
Jeta Rafuna është njëra prej kandidateve për deputete nga Lidhja Demokratike ...
-
Pa asnjë flamur të Kosovës dhe pa intonimin e himnit, Vetëvendosje hap fushatën elektorale në Gjakovë
Asnjë flamur i Kosovës nuk është duke u parë në tubimin e Lëvizjes Vetëvendos...
-
PDK hapë fushatën, Krasniqi dhe Hamza: Votoni 131 për një Kosovë ma të mirë
Partia Demokratike e Kosovës ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale për Zgje...
-
Lëvizja Vetëvendosje nis tubimin hapës të fushatës në Gjakovë
Me një këngë të këngëtarit Ilir Shaqiri, kushtuar Gjakovës, Lëvizja Vetëvendo...
-
Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi prezantohet nga LDK me numër 11
Xhafer Gashi kryetari i Komunës së Obiliqit, është një prej kandidatëve për d...
-
Bedri Hamza: Vota për mua dhe PDK-në nënkupton paga dhe pensione dinjitoze për të gjithë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se familja është s...
-
Duartrokitje e brohoritje për Lendita Bekteshin nga LDK-ja
Lendita Bekteshi, nënkryetarja e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ësh...
-
LDK hap zyrtarisht fushatën, Abdixhiku premton 500 milionë euro investime
Lidhja Demokratike e Kosovës zyrtarisht ka nisur fushatën e saj zgjedhore, pë...