Fokus

Memli Krasniqi: Veriu është azili i Albin Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 20:22 | 22 October 2024

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar në “Podcast me Shkëlzen Dakaj”, se veriu i Kosvës është azili i kryeministrit Albin Kurti.

Krasniqi ka theksuar se Kurti e përdor veriun, në mënyrë që t’i mbuloj dështimet në fushat e tjera.

“Veriu është azili i Albinit. Është azili prej krejt paaftësisë së tij totale në katër vjetë qeverisje që të bëjë çfarëdo të mire për këtë vend dhe për këta qytetarë. Është diçka që atij i ndihmon për me ia mbulu dështimet e tjera. Unë kam pas thënë prej fillimit që dialogun dhe veriun Kurti i ka pas si qebe, si jorgan. Krejt problemet e Kosovës ai i mbulon se e ngreh jorganin dhe thotë merrnu me veri se jemi të rrezikuar prej luftës dhe kjo është arsyeja e thjeshtë”, ka deklaruar Krasniqi.

-Advertisement-

 

 

 

Ai gjithashtu ka kritikuar qasjen e Qeverisë së Kosovës ndaj veriut, duke e konsideruar si një temë të ndjeshme, në të cilën duhet pasur kujdes të shtuar.

“Nuk integrohet veriu me imponim. Është shumë mirë që hapen lokale, në rregull. Ajo është bravo. Posta, ëmbëltore, lokale, kafiteri, kaçika të pulës, krejt është mirë që hapen. Edhe është mirë me qenë edhe për serbët atje. Por integrimi nuk ndodhë në mënyrë të imponuar. Integrimi në veri duhet të ndodhë kur serbët ndihen si pjesë të Republikës së Kosovës. Dhe problemi është se kjo nuk po ndodhë”, ka theksuar Krasniqi. /Gazeta Infokus

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun më poshtë:

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera