Fokus

“Xhelal Sveçla i ka dy zyre në kampin e njësive speciale” – Deputeti Rashit Qalaj thotë se ministri Sveçla po i kalon kompetencat

Autori: Gazeta inFokus 20:00 | 05 October 2024

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka qenë i ftuari i kësaj jave në emisionin “Infotalks” në Gazeta Infokus.

Qalaj që për disa vite mbajti edhe pozitën e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, ka kritikuar qasjen e ministrit të brendshëm, Xhelal Sveçla ndaj Policisë.

Madje, Qalaj ka thënë se ministri po përfshihet edhe në vendime operacionale të Policisë, duke e anashkaluar drejtorin e institucionit, Gazmend Hoxha.

-Advertisement-

“Atje në Belvedere, janë nëse nuk gaboj dy zyre të ndara për Sveçlën. Prapë nuk shoh arsye pse duhet ta ketë, ai duhet të jetë kamp i Policisë së Kosovës dhe nëse ka nevojë që dikush të qëndroj aty me qëndrim, të flej, atëherë duhet të jenë ata eprorë që janë kujdestarë, të cilët do të pushonin me turne në operacione nëse zgjasin me ditë dhe netë të tëra”, ka thënë Qalaj.

“Fatkeqësisht është e vërtetë që shpesh drejtori i policisë anashkalohet nga stafi menaxherial që e ka dhe komunikimin e bëjnë ata direkt me ministrin e punëve të brendshme, që nuk do të duhej të ishte… Fatkeqësisht është duke ndodhë që në punët operacionale nuk është tash, por e ka konfirmuar edhe më herët ministri që është përzi dhe përzihet. Shumë operacione kanë qenë që ai vet e ka pranuar para komisionit”, ka shtuar Qalaj. /Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera