Barometri i Ballkanit: Më pak BE me shumë bashkëpunim rajonal
Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 05 October 2024
Shkruan: Ardita Dushi
Ka pak kohë që janë publikuar të dhënat e hulumtimit vjetor të Barometrit të Ballkanit i cili mëton të tregoj qëndrimet e qytetarëve (6,000 të anketuar) dhe ndërmarrësve (1,200 kompani) në Ballkanin Perëndimor lidhur me integrimet Evropiane dhe bashkëpunimin rajonal. Ky hulumtim ka dhjetë vjet realizohet nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.
Barometri i Ballkanit analizon aspiratat dhe pritshmëritë për jetën dhe punën, tendencat mbizotëruese socio-ekonomike dhe politike, si dhe integrimet rajonale dhe evropiane.
Me një vështrim të thjeshtë të rezultateve dukshëm vihet re fakti që mbështetja për integrimet evropiane të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, BiH, Mali i Zi, Kosovë, Maqedonia e Veriut, Serbi) po bie. Brenda tre viteve, mbështetja ka rënë nga 62% në 54%, dhe nëse kjo mund të konsiderohet ngushëlluese, ajo ende mbetet mbi gjysmën. Hulumtimi nuk merret me arsyet e këtij rënieje të mbështetjes, por nuk është e vështirë të supozohet se propaganda toksike e nacionalistëve lokalë dhe internacionalistëve rusë ka një ndikim të konsiderueshëm.
Rënia e mbështetjes për integrimet evropiane bëhet më pak dramatike kur shqyrtohen rezultatet më të gjera të hulumtimit. Këto rezultate janë të mbushura me optimizëm dhe relativizojnë rritjen e numrit të euro skeptikëve në Ballkanin Perëndimor. Për shembull, vetëm 18% e qytetarëve besojnë se ekonomia e tyre nuk do të bëhet kurrë pjesë e BE-së, që është një ulje prej 10% krahasuar me vitin 2022.
Por, çka është dukshëm më interesante, të dhënat kryesore tregojnë se besimi i qytetarëve në bashkëpunimin rajonal si një dukuri e dobishme për ekonomitë e tyre po rritet me shpejtësi. Ky besim ka arritur këtë vit në nivelin rekord prej 82%, që është rezultati më i mirë që nga viti 2015, kur filloi hulumtimi i Barometrit të Ballkanit. Në dhjetë vitet e fundit, besimi më i lartë i qytetarëve në bashkëpunimin rajonal – 77% – ka qenë në vitet 2016, 2020 dhe 2021, ndërsa më i ulëti (72%) ka qenë në vitin 2018. Bashkëpunimi rajonal mbështetet më shumë nga qytetarët e Kosovës (89%), ndjekur nga Shqipëria (88%), Serbia (86%), Bosnja dhe Hercegovina (84%), Maqedonia e Veriut (81%), ndërsa mbështetja më e ulët është tek qytetarët e Malit të Zi (66%).
Si faktori më i rëndësishëm pengues i bashkëpunimit rajonal, pothuajse çdo i dyti qytetar i Ballkanit Perëndimor (47%) përmend politikën nacionaliste. Më shumë se tre të katërtat (77%) e të anketuarve pajtohen se është më e rëndësishme ajo që bashkon njerëzit e këtij rajoni sesa ajo që i ndan. Problemet më të mëdha për banorët e rajonit janë korrupsioni (36%) dhe situata ekonomike (45%), ndërsa 46% e qytetarëve nuk janë të kënaqur me mundësitë për të gjetur punë në vendin e tyre.
Prandaj, më shumë se gjysma e atyre që mendojnë për jetën dhe punën jashtë vendit do të shkonin në Bashkimin Evropian (madje 61% e të rinjve), ndërsa 22% do të zhvendoseshin dhe do të punonin brenda Ballkanit Perëndimor. Vetëm tre vite më parë, vetëm 7% e qytetarëve ishin të gatshëm të punonin në ndonjë nga shtetet e rajonit.
Njerëzit e biznesit në Ballkanin Perëndimor kanë një perceptim disi më “optimist” sesa qytetarët.
Ndërsa mbështetja e qytetarëve për integrimet evropiane është 54%, mbështetja e ndërmarrësve dhe biznesmenëve për këtë proces është 64% (edhe pse ka rënë për 7% krahasuar me vitin 2023). Gjashtë nga dhjetë ndërmarrje në rajon besojnë se përmirësimi i bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor është i rëndësishëm për bizneset e tyre, dhe si pengesat më të mëdha në operimin e tyre (në një shkallë nga 1 deri në 4) i shohin mungesën e fuqisë punëtore (2.2) dhe largimin e trurit (2.3).
Arsyeja pse po nënvizoj kaq shumë të dhëna nga ky hulumtim është se ato tregojnë një gjë të rëndësishme. Ato po tregojnë se integrimi evropian dhe bashkëpunimi rajonal janë të pandashëm, dhe nuk mund të shihen veçmas. Kjo tregohet më së miri kur shohim kundërshtarët tek përpiqen që përmes përhapjes së urrejtjes, intolerancës dhe mosbesimit ndaj mundësisë së bashkëpunimit rajonal, të largojnë Ballkanin Perëndimor nga Bashkimi Evropian dhe t’i shkatërrojnë çdo shpresë për integrim evropian. Sa herë që fqinjët në rajon krijojnë konflikte, Bashkimi Evropian u duket i huaj dhe armiqësor.
Megjithëse integrimi i plotë rajonal është ende një qëllim i largët, hulumtimi i Barometrit të Ballkanit tregon se shtetet e Ballkanit Perëndimor, përmes bashkëpunimit të tyre deri më tani, kanë kaluar me sukses një provim të madh kualifikues në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Besimi se që integrimet rajonale sjellin përfitime është hapi i parë drejt një besimi më të rëndësishëm – që edhe integrimet evropiane sjellin përfitime të tilla. Ballkani Perëndimor po maturohet dhe po tregon se mund të jetë një lloj periferie e madhe e Bashkimit Evropian. Kjo tregon drejtimin e ndryshimit të ndërgjegjes së qytetarëve të rajonit drejt lidhjes, bashkëpunimit dhe tolerancës.
Zbutja e kufizimeve, dhe në disa raste edhe heqja e kufijve rajonalë (që është një nga vlerat më të mëdha të Bashkimit Evropian), është ndoshta arsyeja kryesore pse, brenda vetëm një viti, numri i njerëzve të gatshëm për të ndryshuar vendbanimin dhe vendin e punës dhe për të kaluar në një nga shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor është trefishuar. Nëse në vitet e ardhshme ka më shumë guxim politik për të zgjeruar bashkëpunimin dhe partneritetet, është e mundur të shohim një rritje edhe më të madhe të migrimit të punës brenda rajonit.
Gatishmëria e qytetarëve dhe biznesmeve për integrimin evropian dhe besimi në përfitimet që ato sjellin do të rritet ndërsa banorët e Ballkanit Perëndimor të përfitojnë më shumë nga bashkëpunimi rajonal i shteteve të tyre. Për ta bërë këtë të mundur, liderët politikë do të duhet të ndryshojnë më shumë dhe më shpejt. Ndikimi i tyre mbi opinionin publik mbetet ende i madh, por problemi është se tre të katërtat (74%) e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor nuk kanë besim tek ta më. Andaj ka akoma edhe shumë për t`u bërë, në mënyrë që të ndryshohet bindja e qytetarëve se ajo që ndërtojnë bizneset gjatë ditës, politikanët e rrënojnë gjatë natës.
Të tjera
-
Kurti kërkon nga BE insistim për Marrëveshjen e Ohrit: Kallas është në vendin e duhur në momentin e duhur
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se me Kallasin ka diskutuar për çësh...
-
Edhe këtë dhjetor “superheronjtë” vizitojnë fëmijët në pediatrinë e QKUK-së
Edhe në këtë dhjetor, fëmijët që ndodhen në pediatri do të vizitohen nga supe...
-
Deklarohet edhe Kallas: Autorët e sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit të përballen me drejtësinë
Kallas në takimet e para me Kurtin e Vuçiqin ua përmend Marrëveshjen e Ohrit-...
-
Jasharaj takohet me Nagavcin, SBASHK: Takimi përfundoi pa rezultat, ministrja s’qe e gatshme të bisedojë për kërkesat tona
SBASHK ka njoftuar se sot Rrahman Jasharaj, Vjollca Shala dhe Ymer Ymeri janë...
-
Kurti pas takimit me Kallas: Kërkuam dorëzimin e Radoiçiqit tek autoritetet e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar për mediat pas takimit me...
-
Zbardhet dosja e Prokurorisë për shpërthimin në Ibër-Lepenc, ja si e realizuan shpërthimin vëlllezërit Viqentijeviq
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në kërkesën për caktimin e masës ...
-
Vuçiq: Nëse shpëṛthimi është kryer nga dikush i kombësisë serbe dhe ndodhet në territorin që e kontrollojmë e arrestojmë në sekondë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Beogradi është i gatshëm t...
-
Presidenti i Koresë së Jugut shpall gjendje të jashtëzakonshme
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, shpalli ligjin ushtarak të m...
-
Kearns reagon për sụlmin në Ibër-Lepenc, thotë se lënia e lirë e Radojcicit nga Serbia inkurajon të tjerët
Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar për sulmin e ndodhur në ka...
-
Dosja e Prokurorisë: Vëllezërit Viqentijeviq dyshohen se kryen veprën terrọriste duke përdorur eksplọziv në kanalin e Ibër-Lepencit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në kërkesën për caktimin e masës ...
-
Kamberi: Serbia vazhdon të shkelë të drejtat e shqiptarëve në Luginë
Deputeti shqiptar Shaip Kamberi ka akuzuar Beogradin zyrtar për shkelje të va...
-
Aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë për shitje të sụbstạncave nạrkotike
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritut aktakuzë kundër të pandehurit E.Ll...