Fokus

Musliu Shoshi flet për koalicionet e mundshme qeverisëse: Nuk kemi vija të kuqe, me LVV-në dallimet i kemi mëdha

Autori: Sylejman Sylejmani 10:15 | 28 September 2024

Dallimet mes Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, dhe Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, janë të mëdha.

Prandaj, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, e sheh të vështirë një koalicion qeverisës mes këtyre dy partive.

 

-Advertisement-

 

“Unë vlerësoj se me Lëvizjen Vetëvendosje nuk e kemi asnjë përafërsi në asnjë prej pikave që janë të rëndësishme për vendin tonë. Dhe kur kemi të bëjmë me një qeveri që i ka sjellë vetëm regres këtij vendi, nuk e besoj që Partia Demokratike e Kosovës ka votë për një koalicion të tillë”, ka deklaruar Musliu Shoshi në një intervistë për emisionin “Infotalks” në Gazeta Infokus.

Megjithatë, ajo ka theksuar se PDK-ja nuk ka vënë “vija të kuqe” për asnjë parti politike shqiptare.

“Partia Demokratike historikisht është e vetmja parti politike e cila nuk ka vënë vija të kuqe me asnjë parti politike shqiptare në këtë Republikë. Përderisa të gjitha partitë e tjera kanë pasur vija të kuqe dhe vija të kuqe më të trasha kanë pasur kur ka ardhur puna tek Partia Demokratike e Kosovës. Ne nuk jemi parti e cila linçon, që bënë propagandë”, ka shtuar ajo. /Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera