Bajrami-pushtetit: Pas 9 shkurtit, disa do të shkojnë në shtëpi, e disa drejtësia do t’i çojë në Dubravë
Autori: Gazeta inFokus
10:18 | 26 Shtator 2024
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami u ka reaguar sërish pushtetit duke thënë se realiteti i inflacionit, korrupsionit dhe i izolimit të Kosovës nuk mund të fshehët me një tabelë as me një fotografi.
Ajo tha se nga 2021 ka pasur rritje të çmimeve të produkteve dhe për këtë gjë ajo tha se ka marrë edhe ankesa nga qytetarët.
“Realitetin e inflacionit, të korrupsionit dhe të izolimit të Kosovës që po zgjatë që katër vite nuk mund ta fshehni me një tabelë as me një fotografi. Prej 2021 deri me sot çmimi i miellit është rritë me 52%, çmimi i bukës me 48%, çmimi i qumështit me 37%, çmimi i sheqerit me 78%, e drutë e zjarrit me 54%. Kudo që shkoj, në secilin fshat e qytet, në secilën familje diskutimi kryesor është se partia në pushtet mashtroi, gënjeu dhe nuk mbajti asnjë premtim. I varfëroi dhe tash me gënjeshtra po tentojnë të vazhdojnë krimin, korrupsionin dhe biznesin me Nagip Krasniqin e Martin Berishajn”, ka shkruar ajo.
Tutje ajo tha se pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, disa do të shkojnë në shtëpi, e disa tjerë sipas saj, drejtësia do t’i dërgojë në Dubravë.
“Më 9 shkurt, qytetarët pa asnjë dyshim do t’i thonë STOP hajnive me tenderë njëburimor që kanë kapur shifrën e 273 milionë euro. Më 9 shkurt, qytetarët do t’i çojnë në shtëpi mashtruesit që s’ia kanë sjellë asnjë njohje Kosovës. Që e kanë dërguar Kosovën në sanksione, që kanë hyrë thellë në korrupsion me Nagip Krasniqin, Martinë Berishajn dhe nëntokën e Vetëvendosjes. Do të kemi shumë punë pas 9 shkurtit sepse mashtruesit, gënjeshtarët, kontabilistët, shpifësit do të shkojnë në shtëpi e disa drejtësia do t’i dërgoj në Dubravë”, thuhet tutje në postimin e saj.
Postimi i plotë:
Realitetin e inflacionit, të korrupsionit dhe të izolimit të Kosovës që po zgjatë që katër vite nuk mund ta fshehni me një tabelë as me një fotografi
Prej 2021 deri me sot çmimi i miellit është rritë me 52%, çmimi i bukës me 48%, çmimi i qumështit me 37%, çmimi i sheqerit me 78%, e drutë e zjarrit me 54%.
Kudo që shkoj, në secilin fshat e qytet, në secilën familje diskutimi kryesor është se partia në pushtet mashtroi, gënjeu dhe nuk mbajti asnjë premtim. I varfëroi dhe tash me gënjeshtra po tentojnë të vazhdojnë krimin, korrupsionin dhe biznesin me Nagip Krasniqin e Martin Berishajn.
Gjatë takimeve me qytetarë në Obiliq, Kaçanik, Viti, Han i Elezit, Ferizaj dhe qytetet e tjera, kanë shprehur zhgënjimin për dyfishimin e çmimit të rrymës ndërkohë ndihen të mashtruar sepse premtimet ishin do të zvogëlohet çmimi.
Sikurse në secilin qytetet, edhe në Mitrovicën e minatorëve, ashtu edhe në Obiliq e Fushë Kosovë, konstatimi ishte i njëjtë: Qeveri e mashtruesve dhe praktikantëve.
Kam takuar qytetarë në Podujevë e Gjilan. Ma kanë përmendur stërzgjatjen e punimeve nëpër rrugë. E kanë përmendur urën e Badovcit që ende nuk u përfundua.
Sikurse banorët e qyteteve tjera, edhe llapjanët dhe gjilanasit e kanë kuptuar gënjeshtrën dhe mashtrimin e praktikantëve dhe kontabilistëve të Qeverisë së gënjeshtrave.
Kam takuar të rinj e të reja që përballen me çmime të larta të kopshteve dhe me mungesë të banimit. Njëjtë: Të gjitha ndihen të mashtruar nga kontabilistët praktikantë të partisë në pushtet që kurrë nuk i ndërtuan 160 çerdhet dhe as 4 mijë banesat e premtuara.
Rrëfimi nuk përfundon këtu. Praktikantët kanë mashtruar secilën kategori të shoqërisë. Madje, edhe të moshuarit, duke gënjyer se do t’i ndërtojnë pesë shtëpi për ta.
Mashtrimit po i vjen fundi sikurse edhe nëntokës së partisë në pushtet.
Më 9 shkurt, qytetarët pa asnjë dyshim do t’i thonë STOP hajnive me tenderë njëburimor që kanë kapur shifrën e 273 milionë euro.
Më 9 shkurt, qytetarët do t’i çojnë në shtëpi mashtruesit që s’ia kanë sjellë asnjë njohje Kosovës. Që e kanë dërguar Kosovën në sanksione, që kanë hyrë thellë në korrupsion me Nagip Krasniqin, Martinë Berishajn dhe nëntokën e Vetëvendosjes.
Do të kemi shumë punë pas 9 shkurtit sepse mashtruesit, gënjeshtarët, kontabilistët, shpifësit do të shkojnë në shtëpi e disa drejtësia do t’i dërgoj në Dubravë.
Zgjidhja është #rrugaere me #KryeministërLumirAbdixhiku

T� tjera
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...






























