Përurohet Shtëpia e Kulturës “’Ukë Bytyçi’’ në Suharekë, Kurti: Do të jetë në dispozicion për të gjithë ata që duan të kontribuojnë në pasurimin e jetës kulturore
Autori: Gazeta inFokus 22:54 | 16 September 2024
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, mbrëmjen e sotme qëndroi për vizitë në Komunën e Suharekës, me rastin e hapjes solemne të përurimit të Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyçi”. Atje u mirëpritën nga Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj si dhe familjarë të familjes Bytyçi. Në këtë ceremoni e pranishme ishte presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, njofton zyra e Kurtit.
E veçanta e këtij përurimi të Shtëpisë së Kulturës, është se po bëhet pikërisht në prag të shënimit të përvjetorit të 22-të të rënies së ish kryetarit të Komunës së Suharekës, Ukë Bytyçit, dhe vetëm dy muaj pas ditëlindjes së 69-të të tij, njofton ZKM.
E ndërtuar në mënyrë që t’i shërbejë komunitetit artistik dhe rinisë, kjo shtëpi është një tregues i angazhimit të madh për të kultivuar prodhimin e kulturës në Republikën e Kosovës, si dhe synimi saj është ofrimi i kushteve sa më të mira infrastrukturore dhe mjedis të përshtatshëm, thuhet në komunikatën e ZKM-së.
“Kjo Shtëpi e Kulturës që do të shërbejë si shtëpi e artit dhe kulturës, do të jetë në dispozicion për të gjithë ata që duan të kontribuojnë në pasurimin e jetës kulturore dhe shoqërore të Suharekës”, u shpreh kryeministri Kurti.
“Funksionalizimi i kësaj hapësire të re ka sjellë në jetë një ndërtesë që tashmë është një prej qendrave më të mira në Kosovë për nga hapësira, funksioni, dhe mundësitë që i ofron komunitetit artistik të komunës së Suharekës dhe jo vetëm.
“Falë investimit dy pjesësh në shumën prej afër 4 milionë euro nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në njërën anë, dhe më bashkëpunimin e Komunës së Suharekës në anën tjetër është arritur që të finalizohen hapësirat e bollshme të Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyçi”, të cilat për të gjithë artdashësit do të ofrojnë mundësi për të akomoduar aktivitetin e institucioneve të kulturës edhe aktivitetet e artistëve dhe organizatave nga skena e pavarur kulturore.
Në lidhje me këtë, kryeministri Kurti potencoi se ky është një shembull pozitiv dhe i duhur i bashkëpunimit të institucioneve qendrore dhe atyre lokale për të mirën e qytetarëve tanë.
“Në futboll: Ballkani e Suhareka; në basketboll: Golden Eagle Ylli; gjatë verës qytet i Karnavalit; pa dashur t’i përmendi zërat e bukur të këngës që dalin nga ky vend, më duhet ta them se nuk kishte se si të mos e ndërtonim këtë hapësirë kaq të madhe e kaq të bukur, për këtë qytet përplot gjallëri, e talentë në Suharekën tuaj, në Suharekën tonë.”, ishin fjalët e kryeministrit Kurti, në përurimin e Shtëpisë së Kulturës.
Në përmbyllje ai i përgëzoi dhe i uroi të gjithë pjesëmarrësit dhe qytetarët e Komunës së Suharekës, për ndërtesën re, e veçanërisht artistët, krijuesit dhe publikun e artit e të kulturës nga Suhareka dhe më gjerë”, njofton ZKM.
Të tjera
-
Kurti: Kemi shpëtuar e restauruar trashëgiminë e vlefshme kulturore dhe historike që po degradohej
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se qeveria e tanishme e ka shpët...
-
Abdixhiku publikon listën kandidatëve për deputet nga Prishtina
Lidhja Demokratike e Kosovës dje ka mbajtur tubimin partiak në kryeqytet ...
-
Gazmend Hoxha mbledh drejtorët rajonal të Policisë dhe komandantët e stacioneve, ka disa kërkesa për ta
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga janari në shtator të këtij viti...
-
Të hënën seanca për buxhetin e Kosovës 2025
Të hënën e javës që vjen deputetët e Kuvendit të Kosovës do t’i kthehen sallë...
-
Instruktorët turq trajnojnë ushtarët e FSK-së
Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak që ka Forca e Sigurisë së Kosovës me Forc...
-
KEK në operim me katër njësi të termocentraleve për dimër
Korporata Energjetike e Kosovës njofton se aktualisht operon me katër njësi ...
-
Ish-eprori i UÇK-së, Xhevahir Geci i bashkohet PDK-së, do të jetë në listën e deputetëve
Kreu i PDK-së, Memli Kransiqi, ka njoftuar se në parti iu është bashkuar edhe...
-
Komuna e Fushë Kosovës njofton se me datën 11 nëntor nuk do të punohet në QKMF1
Komuna e Fushë – Kosovës ka njoftuar se për shkak të punimeve QKMF 1 në rrugë...
-
KQZ njofton se rreth 940 qendra votimi do të jenë në dispozicion për zgjedhjet e 9 shkurtit
Në ditën e zgjedhjeve në gjithë territorin e Kosovës do të jenë të hapura rre...
-
Selmanaj: Kosova 500 ditë nën sanksione, ky është Kurti dhe qeverisja LVV-GUXO
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se sot janë bërë 500 ditë që kur...
-
Rrahje e rëndë mes dy personave në Prishtinë
Dy persona janë përfshirë në një rrahje gjatë ditës së sotme në Prishtinë. ...
-
Shembull i mirë: Kamarieri i Gjilanit gjen portofolin me para dhe ia kthen qytetarit
Ergin Salihu, një kamarier nga Gjilani, ka treguar një veprim të jashtëzakons...