Lajme

Pamja me minatorë që nxiti reagime, Rizvanolli: Trepça objekt i keqpërdorimit të pafundëm, punësuan njerëz për vota

Autori: Gazeta inFokus 20:43 | 24 August 2024

Ministrja e Ekonimisë, Artane Rizvanolli ka thënë se ndërmarrja “Trepca”, është një objekt i keqpërdorimit të pafund. Ajo tha se aty janë punësuar njerëz për të blerë vota, teksa shtoi se dikush ka keqpërdorur fotografitë e minatorëve për qëllime politike.

Tutje ajo tha me me minatorët kanë pasur një bashkëbisedim të vlefshëm.

“Trepça, objekt i keqpërdorimit të pafundëm: dikush ka punësuar njerëz për të blerë vota e ka vjedhur, e dikush keqpërdor fotografitë e minatorëve për qëllime politike. Bashkëbisedimi që kishim dje me minatorët e të tjerët ishte jashtëzakonisht i vlefshëm, i hapur e i sinqertë. Ne u morëm vesh shumë mirë: nuk duhet të fshihet keqpërdorimi prapa djersës së minatorit. Me shumë kënaqësi do të bashkëbisedoj me ata/o që janë sinqerisht të interesuar për sfidat e Trepçës e çfarë po ndodh aty, e jo thjesht për të shtrembëruar e keqpërdorur vështirësitë e ndërmarrjes për klikime e poena politike”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Një video nga një takim i ndodhur dje ka shkaktuar shumë reagime në diskutimin publik.

Aty shihet ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, teksa kërkon llogari nga minatorët për sipas tij, hajnitë në Treçë.

Në muajin gusht punëtorët e ndërmarrjes “Treça” paralajmëruan protesta për mosekzekutimin e pagave për tre muaj, protestë të cilën e anuluan pas mbajtjes së mbledhjes së qeverisë 5 ditë më parë, ku u ndan 4 milionë euro për pagat e minatorëve të Trepçës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera