Shtatë vjet nga vdekja e Bajram Rexhepit
Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 21 August 2024
Sot bëhen shtatë vjet që kur kryeministri i parë i Kosovës në kohën e pasluftës, Bajram Rexhepi, ka ndërruar jetë.
Në prill të vitit 2017, Rexhepi u shtrua në QKUK për shkak të një sulmi shëndetësor në organet vitale, ndërsa më pas ishte dërguar në Turqi për trajtim të mëtutjeshëm. Pas një beteje prej pesë muajsh me sëmundjen, ai vdiq më 21 gusht të po atij viti duke lënë pas vetes bashkëshorten dhe vajzën.
Bajram Rexhepi u lind në Mitrovicë më 3 qershor të vitit 1954. Studimet pas-universitare i kreu në Zagreb në vitin 1985. Punoi si kirurg i përgjithshëm dhe specialist endoskopik në spitalin rajonal të Mitrovicës deri në vitin 1990.
Rexhepi e kaloi shumicën e karrierës së tij si kirurg dhe fitoi famën si kirurgu më i mirë në rajonin e Mitrovicës.
Gjatë luftës së Kosovës më 1999, Rexhepi u bashkua me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe kaloi tre muaj duke shërbyer si mjek në terren. Ai shërbeu si kryetar i Mitrovicës jugore, duke punuar me paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara dhe NATO-s për të zvogëluar trazirat civile.
Ndërsa serbët dhe shqiptarët kishin prishur të gjithë dialogun, Rexhepi ofroi të heqë dorë nga pozita e tij në favor të një administratori të OKB-së, por serbët e refuzuan këtë propozim. Njëherësh ishte edhe kreu i degës së Partisë Demokratike të Kosovës për qytetin e Mitrovicës.
Më 4 mars 2002, pas tre muaj bisedimesh dhe me ndërmjetësimin e shefit të atëhershëm të UNMIK-ut Michael Steiner, Kuvendi i Kosovës zgjodhi Bajram Rexhepin si kryeministrin e parë të Kosovës së pasluftës.
Më 1 prill 2010, Rexhepi u emërua ministër i Punëve të Brendshme. Viteve të fundit të jetës ishte tërhequr krejtësisht nga politika duke iu përkushtua profesionit të tij prej kirurgu.
Të tjera
-
Lutfi Haziri i bindur: Lumir Abdixhiku nesër si kryeministër do ta kthej marrëdhënien speciale me SHBA
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se LDK-ja ka r...
-
Lutfi Haziri i ashpër me Kurtin: Republikën që nuk e ka pranu dikur, tash e ka izolu
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se marrëveshje...
-
Besnik Bislimi flet për takimin në Bruksel me zyrtarin e lartë të NATO-s
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, njofton se sot në Bruksel përveç t...
-
Dukagjin Gorani thotë se opozita do ta ofrojë alternativën e “stabilitetit politik”
Analisti Dukagjin Gorani ka deklaruar se është optimist se opozita do ta ofro...
-
Dardan Sejdiu: Industria e Serbisë është bërë e rëndësishme për tregun evropian
Opinionisti, Dardan Sejdiu sonte në emisionin “Rubikon” ka thënë se Serbia në...
-
Ky është parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas koh...
-
Tetë të vrạrë, mijëra të plagosur nga shpërthimi i pajisjeve pager në Liban
Së paku tetë njerëz janë vrarë dhe 2.750 të tjerë janë plagosur të martën si ...
-
Bajrami sqaron “rrenën” e pushtetit për miliardat në ekonomi
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritiku...
-
Hykmete Bajrami: Qeveria po mashtron me shifrat për rritje ekonomike
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami në Debat Plus ka ...
-
Lirohet personi që u intervistua nga Policia në lidhje me hedhjen e molotovit në një shtëpi të një shqiptari në veri
Policia e Kosovës ka përfunduar para pak minutash intervistimin e një personi...
-
Analisti amerikan Serwer i jep të drejtë Kurtit: Vuçiq nuk i pranon kushtet, sepse i bie që po pranon sovranitetin e Kosovës
Analisti amerikan Daniel Serwer thotë se kushtet e kryeministrit të Kosovës, ...
-
Procesi i Berlinit: Ministri Sveçla merr pjesë në takimin e ministrave të Brendshëm
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla mori pjesë në takimin e ministra...