Rozë

Vesa Vllasaliu “injoron” dasmën e Mërgimit me Edonën, shfaqet duke vallëzuar e lumtur në diskotekë

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 09 August 2024

Futbollisti i njohur kosovar, Mërgim Berisha, ka kurorëzuar të enjten dashurinë e tij me martesë, duke i dhënë fund beqarisë.

Ceremonia e dasmës, e cila ishte një nga më të përfolurat e kohëve të fundit, erdhi pas një periudhe polemikash dhe zhurme publike që shoqëroi historinë e dashurisë së çiftit.

Historia e dashurisë së Mërgimit dhe Edonës bëri bujë të madhe në media dhe rrjetet sociale kur ish-e fejuara e tij, Vesa Vllasaliu, pretendoi se Mërgimin ia kishte marrë shoqja e saj.

-Advertisement-

Mërgim Berisha dhe Edona (Foto: Edi Reçica)

Kjo deklaratë ndezi një valë reagimesh dhe komentesh, duke e bërë historinë e tyre një nga më të diskutuara në opinionin publik, veçanërisht gjatë kohës që vesa ishte banore në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova – ku e kishte trajtuar këtë histori disa herë.

Megjithatë, pavarësisht polemikave, Mërgimi dhe Edona vendosën ta çojnë përpara lidhjen e tyre, duke e kurorëzuar me martesë. Dasma e tyre u zhvillua me shumë të ftuar dhe të afërm të pranishëm, duke shënuar kështu një hap të rëndësishëm në jetën e çiftit.

Në një tjetër anë, në kohën kur dasma po zhvillohej, Vesa zgjodhi të mos e ndjekë më këtë histori dhe të shfaqej e lumtur në një diskotekë.

Ajo u pa duke shijuar mbrëmjen dhe duke vallëzuar në disa video të publikuara në rrjetet sociale, duke treguar se tashmë ka lënë pas të kaluarën dhe është e përqendruar në jetën e saj të re. Pavarësisht gjithçkaje, duket se Mërgim Berisha dhe Edona kanë gjetur paqen dhe lumturinë e tyre, ndërsa Vesa ka vendosur të vazhdojë përpara me jetën e saj. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera