Lajme

Hoti-Kurtit dhe Osmanit: Tendenca për të marrë merita nga suksesi i sportistëve pa bërë asgjë është akt mashtrimi

Autori: Gazeta inFokus 16:39 | 07 August 2024

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se tash kur po përfundon mandati i Qeverisë Kurti, është koha të jepet përgjegjësi për mos përmbushjen e premtimeve në fushën e sportit, “me të cilat Kurti dhe Osmani morën besimin e qytetarëve në vitin 2021”.

Hoti ka thënë se “tendenca për të marrë merita nga suksesi i sportistëve tanë në lojërat olimpike pa bërë asgjë është akt mashtrimi”, duke aluduar për postimet që bënin Kryeministri Kurti dhe Presidentja Osmani për ekipin olimpik nga Parisi.

Ai ka renditur premtimet që ishin bërë në këtë fushë në vitin 2021:Ndërtimi i Stadiumit Nacional; Ndërtimi i Pishinës Olimpike; Ndërtimi i Qendrës Multifunksionale; Sporti – Prioritet shtetëror; Financimi i qendrave multifunksionale sportive (çdo vit me nga 15 milionë euro); Renovimin e sallave dhe terreneve sportive ekzistuese; Programe për trajnimin dhe zhvillimin e trajnerëve; Program për mbështetjen e shkollave të sportit.

-Advertisement-

“Tani kur po përfundon mandati qeverisës është koha të japin përgjegjësi. Asnjëra nga këto premtime nuk është realizuar as për së afërmi. Shumë nga to as nuk kanë nisur”, ka shkruar Hoti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera