21 korrik, dita më e nxehtë që bota ka regjistruar ndonjeherë
Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 23 July 2024
E diela e 21 korrikut ishte dita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në botë, sipas të dhënave paraprake nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Evropian, Copernicus.
Temperatura mesatare globale e ajrit në sipërfaqe të dielën arriti në 17,09 gradë Celsius pak më e lartë se rekordi i mëparshëm i vendosur korrikun e kaluar prej 17,08 gradë Celsius.
Valët e të nxehtit ka prekur pjesë të mëdha të Shteteve të Bashkuara, Evropës dhe Rusisë gjatë javës së kaluar.
Copernicus konfirmoi për Reuters se rekordi mesatar i temperaturës ditore i vendosur vitin e kaluar dukej se ishte thyer të dielën, në rekordet e tyre që shtrihen në vitin 1940.
Viti i kaluar pati katër ditë radhazi që thyen rekordin, nga 3 korriku deri më 6 korrik, pasi ndryshimi i klimës, i nxitur nga djegia e lëndëve djegëse fosile, çoi nxehtësinë ekstreme në të gjithë hemisferën veriore.
Çdo muaj që nga qershori i vit5it 2023 – 13 muaj me radhë – tani është renditur si më i nxehti i planetit që nga fillimi i regjistrimeve, krahasuar me muajin korrespondues në vitet e mëparshme, tha Copernicus, shkruan Reuters.
Të tjera
-
Konfiskohet mjaltë në aeroportin e Prishtinës
Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar mjaltë në Aeroportin Ndër...
-
“Do t’i nënshtrohem një operacioni” – Bekë Berisha nga QKUK tregon për aksidentin që e pësoi
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka pasur një aksid...
-
Tahiri: Efektet e para të vizitës së shefit të CIA-s, Kurti e harroi hapjen e Urës së Ibrit
Edita Tahiri, ish-shefja e ekipit negociues të Kosovës në dialog, ka përmendu...
-
Xhavit Haliti dhe Driton Hyseni marin pjesë për mbledhjen e Asamblesë Paramentare të NATO-s
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti aktualisht gjendet në Varshavë. Atje, bas...
-
Stano flet për agjendën e takimit të nesër në Bruksel, temë Marrëveshja e Ohrit
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka folur për takimin e nesër...
-
Osmani takon myftiun Naim Tërnava, flasin për BIK-un
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kreun e Bashkësisë...
-
“Kanë gọditur në shenjë”, Konjufca komplimenton Prokurorinë për aktakuzën për rastin e Banjskës
Kryeparlamentari Glauk Konjufca i ka dhënë ‘notë lartë” Prokurorisë Speciale ...
-
Parashikimi i motit për javën e fundit të verës
Masat e ftohta polare sollën ndryshim drastik të motit në fundjavën që e lamë...
-
Brukseli i mirëpret deklaratat e Vuçiq për kthimin e serbëve në institucione, kërkon zbatimin e Asociacionit
Bashkimi Evropian, duke iu referuar masave dhe thirrjeve të presidentit të Se...
-
Maliqi: Vuçiq i la hapësirë Kurtit në veri, të dy po e vonojnë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit sepse frikësohen se e humbin pushtetin
Redaktori i Gazetës Infokus dhe publicisti shqiptar, Shkëlzen Maliqi ka thënë...
-
Aksidentohet deputeti Bekë Berisha, kjo është gjendja e tij
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka pasur një aksid...
-
Jovanoviq: Vuçiq është kërcëṇiṃi më i madh për mbrojtjen e interesave të Serbisë
Kryetari i Partisë së Re Demokratike të Serbisë (DSS) Millosh Jovanoviq ka de...