Në ditën kur Kuvendi feston ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, punëtorët teknikë hyjnë në grevë
Autori: Gazeta inFokus
10:14 | 16 September 2024
Punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës janë shprehur të pakënaqur me pagat e tyre.
E në shenjë pakënaqësie për këtë, ata kanë vendosur të hyjnë në grevë në ditën kur Kuvendi feston ditën Ndërkombëtare të Demkracisë.
Kërkesa e tyre është rritja e pagave deri në 550 euro, shkruan Gazeta Infokus.
Nazife Krasniqi, përfaqësuese e punëtoreve teknik të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se janë bërë hati gati 3 vite prej kur ata kërkojnë rritje të pagës dhe asgjë nuk ka ndodhur.
“Tash për tash paga është shumë e ulët, të gjitha institucionet paga kanë lëvizur janë bërë 405 euro këtu të na nuk ka lëvizur asgjë. Kërkesa jonë është 550. Patjetër, ne grevën nuk e ndërpresim deri në plotësimin e kërkesave”, ka thënë tutje ajo.
E në anën tjetër pikërisht sot Kuvendi i Kosovës ka një agjendë goxha të ngjeshur për festimin e ditës së demokracisë.
Agjenda e ceremonisë fillon nga ora 10:00 deri në orën 13:30.
Në orën 10, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca bën hapjen e ceremonisë, ndërsa më pas mbahet panairi i organizatave të shoqërisë civile në hollin e Kuvendit.
Po ashtu në orën 10:00 nisë edhe Kuizi i Demokracisë në Oborrin e Kuvendit.
Në orën 11:00 fillon një Tryezë diskutimi me temën “Zgjedhjet dhe teknologjia: Ndikimi në demokracinë moderne”, organizuar nga D4D dhe NDI.
Në orën 10:30 mbahet “Punëtori për Demokraci” në oborrin e Kuvendit dhe në orën 13:30 Panel diskutimi me temën “Sporti dhe Demokracia: Një vizion i ri për të ardhmen”./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...

































