Lajme

Jovanoviq: Vuçiq është kërcëṇiṃi më i madh për mbrojtjen e interesave të Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 16 Shtator 2024

Kryetari i Partisë së Re Demokratike të Serbisë (DSS) Millosh Jovanoviq ka deklaruar se Aleksandar Vuçiq është kërcënimi më i madh për mbrojtjen e interesave kombëtare të Serbisë dhe popullit serb.

“Ai është një kërcënim i drejtpërdrejtë, një faktor jostabiliteti, një njeri që cenon”, ka thënë Jovanoviqi për televizionin serb “TV Nova”.

Jovanoviq ka vlerësuar se Aleksandar Vuçiqi dhe regjimi i tij absolutisht e kanë dorëzuar Kosovën në 12 vjetët e fundit dhe se masat dhe kërkesat e fundit të paraqitura janë gënjeshtra, sharlatanizëm i rendit të parë dhe hedhje pluhuri në sy.

-Advertisement-

“Ajo që po ndodh muajt e fundit në veri të Kosovës është pasojë e drejtpërdrejtë e pranimit të marrëveshjes franko-gjermane”, ka thënë Jovanoviq dhe ka shtuar se pas këtij pranimi më nuk mund të bëhet fjalë për ndërmarrjen e çfarëdo lloj mase.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy