Lajme

Prokuroria Speciale konfirmon intervistimin e ministres Albulena Haxhiu

Autori: Gazeta inFokus 16:36 | 22 July 2024

Prokuroria Speciale ka konfirmuar se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është intervistuar sot në lidhje me deklarimet e saj për arratisjet që ndodhën së fundmi në burgjte e Kosovës.

Prokuroria ka njoftuar se intervistimi do të vazhdoj edhe nesër, shkruan Gazeta Infokus.

Haxhiu është marrë në pyetje edhe për deklarimet e saj mbi diskutimet e mundshme me prokurorë dhe gjyqtarë.

-Advertisement-

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se me autorizim të Prokurorisë Speciale, sot është intervistuar Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, me qëllim të sqarimit të  deklaratës së saj të dhënë në mediumin TV Dukagjini, në emisionin ‘Debat Plus’ më datë 02 Korrik 2024, lidhur me takimet dhe diskutimet e mundshme me prokurorë dhe gjyqtarë për raste të caktuara, si dhe postimin e saj në rrjetin social  Facebook të datës 20 Korrik 2024, lidhur arratisjet që kanë ndodhë nga burgjet e Kosovës. Intervistimi i të njëjtës për sqarim të këtyre çështjeve do të vazhdojë edhe nesër”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Ditë më parë, ministrja Haxhiu ka deklaruar se sipas informacioneve, arratisjet nga burgjet janë organizuar dhe nxitur nga grupe kriminale “të lidhura me struktura të pushtetit në territorin e Serbisë”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera