Deputetja e PDK-së: S’pres përparim në dialog
Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 19 July 2024
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi nuk pret që të ketë përparim në dialog, pavarësisht intensifikimit të procesit në nivel të kryenegociatorëve. Sipas saj, zbatimi i Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit është shumë larg, ani pse palët kanë pasur kohë deri më 18 korrik të dërgojnë komente për planin e sekuencimit të propozuar nga emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Deputetja opozitare i konsideron të parëndësishme kushtet e kryeministrit Albin Kurti në dialog të paraqitura javë më parë në Bruksel, derisa akuzon edhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla se ka dështuar në diplomaci.
Musliu-Shoshi në një intervistë deklaron se dialogu ka ngecur edhe për shkak të qasjes destruktive të Serbisë, derisa thekson se nuk pret të ketë lëvizje edhe nga ana kosovare për shkak se ky vit sipas saj është vit zgjedhor në vend.
“Nuk pres që të ketë një përparim në dialog. Fatkeqësisht e dimë që dialogu është kushti që e kemi nëse dëshirojmë me ecë përpara në përfitim të fondeve si dhe fuqizim të subjektivitetit ndërkombëtarë. Ju e dini se kemi pas dështim në Këshill të Evropës sepse nuk kemi pas progres në dialog. Zotëri Kurti ka mashtruar në dialog me akterët tanë ndërkombëtarë. Këtë gjë e dinë aleatët dhe prandaj kemi ndëshkime të vazhdueshme. Por në sferën e brendshme e ka shfrytëzuar dialogun për të mbuluar dështimet e brendshme. Është një fatkeqësi që ne si shtet luajmë me aleatët tanë ndërkombëtarë, besimin e tyre duke shfrytëzuar dialogun. Dialogu duhet të ishte tema kryesore që e shfrytëzojmë për të mirën e vendit dhe njëkohësisht duke arrit të fitojmë besimin e akterëve ndërkombëtarë dhe të ecim përpara drejt integrimit evropian”, thotë ajo.
Sipas saj, kushtet e Kurtit të paraqitura në Bruksel, ku kërkon nënshkrimin e marrëveshjes së Brukselit, tërheqjen e letrës së ish kryeministres serbe, Ana Bërnabiq drejtuar BE-së si dhe dorëzimin e Milan Radoiçiq në Kosovë bien në ujë derisa po vazhdojnë takimet në nivel të kryenegociatorëve në kryeqendrën evropiane.
“Albin Kurti prej ditës së parë që ka ardh në qeveri dhe pa ardhur si premtim elektoral ka pasur kushte që të ecet përpara në dialog. E dimë se në takimin e parë ka pasur më shumë se dhjetë kushte në takimin e parë që ka pasur me zotëri Lajçak. Në çdo takim që merr pjesë në dialog kemi kushte të reja, ndërsa kushtet e vjetra që i ka cek ato bien në ujë. Kjo dëshmon se s’ka asnjë kusht dhe ato kushte i ka vetëm për elektorat të brendshëm, mirëpo s’ka kushte serioze që i drejtohen aleatëve apo institucioneve ndërkombëtare që janë përgjegjëse që t’i pranojnë kushtet e zotëri Kurti”, shton Musliu-Shoshi.
Ajo kritikon ekzekutivin se ka pranuar një Asociacion që do të sjell autonomi për komunitetin serb në Kosovë.
“Ne kemi akterët ndërkombëtarë të cilët kërkojnë që Asociacioni të jetë kushti kryesor për Kosovën, në mënyrë që të ecet përpara drejt fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtarë, konkretisht drejt anëtarësimit në Këshill të Evropës. Tani që Albini ka pranuar Asociacionin që e ka thënë vet, por jo një Asociacion siç ka qenë në vitin 2013-2015, por tani kemi të bëjmë me një Asociacion që brenda vetës ka rezolutën 1244, arbitrazhin, vetëfinancimin dhe vetëmenaxhimin, pra po flasim për një autonomi për komunitetin serb. Pra s’po flasim për një Asociacion pa kompetenca ekzekutive”, thekson ajo.
Deputetja opozitare që është anëtare edhe komisionit parlamentar për politikë të jashtme, thotë se kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla ka dështuar në diplomaci.
“Republika e Kosovës vetëm politikë të jashtme s’ka pasur. Politikën e jashtme e kanë karakterizuar skandalet e njëpasnjëshme të cilat nuk i kanë bërë nder as ministres dhe vendin tonë e kanë ndëshkuar. Në çdo postim që e ka pasur dhe deklaratë ka pas huqje të mëdha që shtetet i marrin parasysh dhe të cilat kanë ndikim sa i përket marrëdhënieve dypalëshe dhe shumëpalëshe në aspektin ndërkombëtarë. Përveç kësaj ka pasur keqpërdorime të mëdha brenda për brenda ministrisë sa i përket gradimeve, punësimeve, largimeve nga puna ku shumë prej këtyre proceseve janë në gjykata”, përfundon Musliu-Shoshi.
Të tjera
-
Bastisja e FBI-së, Melania Trump akuzon qeverinë amerikane për shkelje të privatësisë
Ish-zonja e parë Melania Trump të shtunën akuzoi qeverinë amerikane për shkel...
-
Këshilltari i Kurtit sulmon rëndë Haradinajn: Ndoshta i jep tokë Serbisë si Malit të Zi
Hysamedin Feraj, këshilltar i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ka prov...
-
Kryetarja e Komisionit Evropian më 19 shtator takon liderët e Ballkanit Perëndimor
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka ftuar për këtë të ...
-
Rama ka një njoftim për të gjithë investitorët
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka një njoftim për të gjithë investitorë...
-
Tahiri: Sovraniteti në veri nuk ekziston, Kurti me vetëbesim bosh për hapjen e Urës së Ibrit
Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri nuk pret vazhdim të dialogut deri pas zgje...
-
BE analizon agjendën e reformave të vendeve të Ballkanit para pagesave të para, mbi 800 milionë euro në pyetje për Kosovën
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila është zgjedhu...
-
Një paralele e klasës së dytë nga shkolla “Dardania“ bojkoton mësimin, shkak orari i nxënësve
Nxënësit e shkollës fillore të mesme të ulët (SHFMU), Dardania në Prishtinë, ...
-
“Qëllimi jonë është Islamizimi i Kosovës e Preshevës, unë nuk jam shqiptar”, deklarata kontroverse e hoxhës nga Sanxhaku ishte bërë para gjashtë vitesh
Mevludin Dudiq, një hoxhe nga Sanxhaku, iu janë kthyer në vëmendje disa dekla...
-
Gjuajti me aŕmë derisa ishte në aheng, arrestohet krushiani
Një person është arrestuar në Krushë të Vogël të Prizrenit dje më 14 shtator,...
-
PDK-ja i reagon Brestovcit për mbeturinat: Kanë qëllim falimentimin e ndërmarrjes publike
Shefi i asamblistëve të PDK-së në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retokoceri ka...
-
Vulini thotë se Serbisë nuk i duhet BE-ja nëse i pret njohja e Kosovës
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin deklaroi se Serbia është në ...
-
Ministri serb: Masat e Serbisë për Kosovën nisin në nëntor
Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale në Serbi, Nemanja Staroviq, tha se pak...