Goditja nga nxehtësia: simptomat, si ta njohim dhe ta parandalojmë
Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 19 July 2024
Në periudhën e verës, me temperaturat gjithnjë e më të larta, një nga fenomenet më të rrezikshme është goditja nga nxehtësia. Është një gjendje që mund të prekë këdo të ekspozuar ndaj temperaturave të larta në një mjedis me rrezatim të fortë diellor, lagështi të lartë dhe ajrim të paktë. Më në rrezik mbeten fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët nga zemra.
Çfarë është goditja nga nxehtësia?
Hipertermia ose goditja nga nxehtësia është një gjendje patologjike e trupit që ndodh kur njeriu ekspozohet për një periudhë të gjatë ndaj temperaturave të larta, të cilat rrisin temperaturën e trupit, i cili përfundon duke thithur shumë më tepër nxehtësi sesa është në gjendje të lëshojë jashtë përmes djersës. Shpesh njerëzit ngatërrojnë goditjen nga dielli me goditjen nga nxehtësia që janë dy gjëra të ndryshme.E para ndodh kur trupi, dhe veçanërisht koka, ekspozohet drejtpërdrejt ndaj rrezeve të diellit. Goditja nga nxehtësia mund të ndodhë edhe në ambiente të mbyllura. Simptomat janë të ngjashme, pasi edhe ekspozimi në diell shkakton rritje të temperaturës së trupit. Për më tepër, mund të shkaktojë djegie të lëkurës, skuqje të syve, si dhe çrregullime të lidhura me bllokimin e enëve të gjakut për shkak të rrezatimit diellor.
Goditja e papritur nga nxehtësia, cilat janë simptomat?
Simptomat janë të ndryshme. Marramendje, dhimbje koke, rritje e temperaturës së trupit, ngërçe dhe në raste më serioze, madje edhe humbje të vetëdijes. Kohëzgjatja e simptomave varet nga ashpërsia e goditjes nga nxehtësia, por edhe nga faktorë të tillë si mosha dhe gjendja fizike e personit të prekur. Zakonisht, nëse nuk ndodhin komplikime, koha e rikuperimit është 24 ose maksimumi 48 orë. Nëse një person afër nesh shfaq simptomat e goditjes nga nxehtësia, duhet ta çojmë menjëherë në një vend me hije dhe të ajrosur. Nëse i bie të fikët, duhet ta vendosni në tokë, të shtrirë dhe me këmbët e ngritura më lart se trupi. Më pas, jepini lëngje jo shumë të ftohta në gllënjka të vogla. Nëse nuk përmirësohet brenda tridhjetë minutave, është më mirë të shkoni në urgjencën më të afërt.
Si të parandaloni goditjen nga nxehtësia?
Shmangni daljet gjatë orëve më të nxehta, në periudhën kohore midis orës 11:00 dhe 16:00. Ajrosni mjedisin ku ndodheni dhe përpiquni të mos lëvizni vazhdimisht nga mjediset më të nxehta në ato më të freskëta dhe anasjelltas. Vishni rroba të lehta, me ngjyra të hapura dhe përdorni kremra mbrojtës kundër diellit për të shmangur skuqjet dhe djegiet e lëkurës. Pini shumë ujë dhe konsumoni një dietë të pasur me fruta dhe perime.
Të tjera
-
Rama ka një njoftim për të gjithë investitorët
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka një njoftim për të gjithë investitorë...
-
Tahiri: Sovraniteti në veri nuk ekziston, Kurti me vetëbesim bosh për hapjen e Urës së Ibrit
Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri nuk pret vazhdim të dialogut deri pas zgje...
-
BE analizon agjendën e reformave të vendeve të Ballkanit para pagesave të para, mbi 800 milionë euro në pyetje për Kosovën
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila është zgjedhu...
-
Një paralele e klasës së dytë nga shkolla “Dardania“ bojkoton mësimin, shkak orari i nxënësve
Nxënësit e shkollës fillore të mesme të ulët (SHFMU), Dardania në Prishtinë, ...
-
“Qëllimi jonë është Islamizimi i Kosovës e Preshevës, unë nuk jam shqiptar”, deklarata kontroverse e hoxhës nga Sanxhaku ishte bërë para gjashtë vitesh
Mevludin Dudiq, një hoxhe nga Sanxhaku, iu janë kthyer në vëmendje disa dekla...
-
Gjuajti me aŕmë derisa ishte në aheng, arrestohet krushiani
Një person është arrestuar në Krushë të Vogël të Prizrenit dje më 14 shtator,...
-
PDK-ja i reagon Brestovcit për mbeturinat: Kanë qëllim falimentimin e ndërmarrjes publike
Shefi i asamblistëve të PDK-së në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retokoceri ka...
-
Vulini thotë se Serbisë nuk i duhet BE-ja nëse i pret njohja e Kosovës
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin deklaroi se Serbia është në ...
-
Ministri serb: Masat e Serbisë për Kosovën nisin në nëntor
Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale në Serbi, Nemanja Staroviq, tha se pak...
-
Bajqinovci: LDK po përpiqet të distancohet nga Përparim Rama
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci i ka reaguar udhëheqjes së komunës së Pri...
-
Për tetë muaj 8.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë
Nga janari deri në gusht të këtij viti, Shqipëria është vizituar nga rreth 8....
-
Peci viziton familjen në Pestovë pas marrjes së grantit prej 90,000 eurove
Komunës së Vushtrrisë, si përfitues të grantit në vlerë prej 90,000 eurove. ...