Lajme

Maqedonci: Ushtria e Kosovës po ndërtohet si një forcë kompatibile me NATO-n

Autori: Gazeta inFokus 09:40 | 29 June 2024

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dhënë detaje lidhur me një varg aktivitetesh trajnuese të Forcës së Sigurisë së Kosovës për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit, për rritjen e objektivave të planifikuara në kuadër të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka pohuar se edukimi dhe trajnimi, krahas furnizimeve me sisteme armatimi janë elementë kyç në zhvillimin e aftësive luftarake për mbrojtjen e territorit.

“Në kuadër të Ushtrimit Fushor “Steel Wolf” në Regjimentin e Dytë të Forcave Tokësore janë validuar dy kompani të këtij Regjimenti. Validimi i kapaciteteve të këmbësorisë është ndër hapat më të rëndësishëm drejt përmbylljes me sukses të fazës së dytë të tranzicionit”, ka deklaruar Maqedonci.

-Advertisement-

Ndër tjera, ai shtoi se ushtria e Kosovës po ndërtohet si një forcë kompatibile me NATO-n, e aftë dhe e gatshme për kryer detyrat në kuadër të misionit të saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera