Lajme

Aksidenti ku vdiq një grua në Gjilan, policia jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 01 Nëntor 2024

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin që ndodhi dje në Bresalc të Gjilanit, ku si pasojë e lëndimeve vdiq një grua.

Sipas Policisë, edhe katër persona të tjerë kanë marrë lëndime. Në raport thuhet se në këtë aksident ishin të përfshira tri vetura.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET – Fsh. Bresalc, Gjilan 31.10.2024 – 14:55. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të tre veturave. Si pasojë, pesë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në emergjencën e Gjilanit, ku një femër ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy