Lajme

Përfituan më shumë se 1 milion nga fajdeja, policia jep detajet për aksionin e djeshëm në Prizren ku u arrestuan 6 veta

Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 01 November 2024

Policia e Kosovës sot ka dhënë detajet mbi operacionin që ka zhvilluar dje në në regjionin e Prizrenit dhe të Suharekës në gashtë lokacione të ndryshme ku janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për veprat penale të fajdesë dhe detyrimit.

Policia tha se të dyshuarit kanë arritur të përfitojnë në mënyrë të kundërligjshme nga viktima shuma të mëdha të parave si dhe prona të paluajtshme dhe të luajtshme si formë e interesit nga veprimtaria e fajdesë, vlera e të cilave kalon shumën mbi 1 milion euro.

Njoftimi i plotë:

-Advertisement-

Suharekë/Prizren 2023/2024. Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda me datë 31.10.2024 ka realizuar operacion të gjerë policor në regjionin e Prizrenit dhe të Suharekës në 6 lokacione të ndryshme, me ç’ rast ka arrestuar 6 persona të dyshuar meshkuj kosovarë për veprat penale të fajdesë dhe detyrimit.

Gjatë operacionit policor është zbatuar urdhër-kontrolli i gjykatës në vendbanimet e personave të dyshuar ku janë sekuestruar 20 njësi banesore dhe lokale afariste, 5 automjete, 5 armë dhe municion të kalibrit të ndryshëm, kontrata, para-kontrata, të holla të gatshme, prova digjitale, si dhe janë bllokuar llogarite bankare të personave të dyshuar.

Të dyshuarit në këtë rast me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë, kanë kontraktuar shuma dukshëm jo proporcionale të pasurisë, në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës.

Të dyshuarit kanë arritur të përfitojnë në mënyrë të kundërligjshme nga viktima shuma të mëdha të parave si dhe prona të paluajtshme dhe të luajtshme si formë e interesit nga veprimtaria e fajdesë, vlera e të cilave kalon shumën mbi 1 milion euro. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera