Përplasja që për pak u kthyer në tragjedi, trajneri Hungarisë: Mjekët u vonuan, ishim të shqetësuar për jetën e Varga-s
Autori: Gazeta inFokus
10:11 | 24 June 2024
Trajneri i Hungarisë, Marco Rossi, ka zbuluar së fundmi gjendjen e sulmuesit Barnabas Varga, i cili do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni në faqe pasi u përplas me portierin e Skocisë Angus Gunn gjatë ndeshjes së fundit për raundin e grupeve të EURO 2024 mbrëmjen e së dielës.
Sulmuesi 29-vjeçar i Hungarisë ra pa ndjenja në tokë dhe u detyrua të largohej nga ndeshja me barelë pasi pësoi një dëmtim në kokë, me shokët e skuadrës që nxituan ta ndihmonin, pasi jeta e tij ishte në rrezik.
Lojtarët e Hungarisë formuan një barrierë mbrojtëse rreth Varga-s, i cili më pas u largua nga mjekët.
Ishte një moment i frikshëm gjatë ndeshjes, por skuadra e Rossi-t ishte në gjendje të rifitonte qetësinë, me Kevin Csoboth që më pas shënoi, duke i dhënë një fitore të rëndësishme ekipit të tij.
Ndërsa foli pas ndeshjes, trajneri i Hungarisë zbuloi se Varga do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni pasi pësoi një frakturë në faqe, ndërsa u ankua për mjekët që nuk reaguan aq shpejt sa duhet për këtë situatë.
“Ajo që dëgjova nga lojtarët ishte se Barney dukej pa ndjenja. Të gjithë ishin vërtet të shqetësuar për gjendjen e tij dhe ishim të shqetësuar se mjekët mbërritën pak me vonesë”-deklaroi Rossi.
Një episod shqetësimi që u pa edhe në transmetimin e ndeshjes, me trajnerin dhe kapitenin e Hungarisë, Szoboszlai që u shfaqën duke u ulëritur mjekëve të nxitonin.

T� tjera
-
Shifrat demantojnë Albin Kurtin – Nuk janë 85 mijë vende të reja pune por vetëm 12,690
Kryeministri Albin Kurti po krenohet me rezultatet e qeverisjes së tij në eko...
-
Shqiptarët në Mynih garojnë me listën e tyre në zgjedhjet për Këshillin e Migracionit – kërkojnë mbështetje
Shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Mynih të Gjermanisë do të kenë mundësin...
-
Hoti: Kjo qeveri po e mashtron veten dhe publikun me buxhet të madh të planifikuar për investime kapitale
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për nivelin e ulët të...
-
Katër raste të dhụnës në familje brenda një dite në Kosovë, tre të arrestuar përfundojnë në mbajtje
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë s...
-
Lista Studentore që sfidoi Vuçiqin zbarkon në Kosovë, me retorikë të ngjashme me Listën Serbe
Përfaqësuesit e Listës Studentore të Serbisë kanë zhvilluar një vizitë në Kos...
-
Pas “gafës” së mjekëve, Kurti i fton avokatët kosovarë në Francë që të punojnë si prokurorë në Kosovë: Do të kisha qenë shumë i interesuar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Paris, ka takuar një ...
-
Dëshmitarja e mbrojtjes: Maria Clara ishte e vetëdijshme dhe komunikonte pas rënies nga kati i gjashtë
Dëshmitarja e mbrojtjes në rastin ndaj Endrit Nikës, doktoresha Blerina Gashi...
-
Ymeri: Mbi 3 mijë turq e 2 mijë serbë morën lejeqëndrim në 9 muajt e fundit, kështu po e plotëson Kosova mungesën e fuqisë punëtore
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka publikuar ...
-
U gjet i shtrirë në një rrugë të kryeqytetit, nisin hetimet pasi ai humbi jetën në QKUK
Policia e Kosovës ka njoftuar se pak para mesnatës të së dielës, ka gjetur nj...
-
Një person gjendet pa shenja jete në Vushtrri
Policia e Kosovës ka njoftuar se pasditen e së dielës ka gjetur një person pa...
-
Vazhdon rigjykimi ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e të dashurës argjentinase
Endrit Nika, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase, Maria Clara Urda...
-
Kurti takon diasporën në Francë, kërkon investime në Kosovë: Shteti do t’ua garantojë kreditë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës zyrtare në Francë, ka taku...































