Hoxha: Ndaj Kroacisë bëmë shumë, shpresojmë të fitojmë ndaj Spanjës
Autori: Gazeta inFokus
15:12 | 21 June 2024
Me dëshirë dhe optimizëm për të marrë një fitore historike ndaj Spanjës së frikshme. Arbër Hoxha i dha tjetër fytyrë Shqipërisë në momentin e aktivizimit, sidomos në ndeshjen e dytë me Kroacinë.
Sulmuesi i majtë kuqezi guxon të thotë se ndaj Spanjës do të tentohet fitorja, si i vetmi rezultat që na kualifikon.
Jeni aktivizuar pak në këto dy ndeshje, mendoni se do të luani titullar ndaj Spanjës?
Në aq minuta kam menduar të jap maksimumin, jam i lumtur që jam këtu. Ndaj Kroacisë bëmë më shumë, arritëm të barazonim. Tani kemi Spanjën, shpresoj të fitojmë.
Me cilën skuadër je tifoz?
Me Realin e Madridit. Spanja ka një skuadër të jashtëzakonshme, bëri një ndeshje të shkëlqyer me Italinë. Në duhet të kemi një qasje të mirë në ndeshjen e radhës dhe të tentojmë fitoren.
Si po përgatitet ndeshja e sa gjasa kemi të fitojmë?
Duke marrë parasysh se kemi luajtur shumë mirë në ndeshjen e fundit me Kroacinë, besoj do të futemi në fushë për të fituar, sepse vetëm ai rezultat na kualifikon.
Pate impakt sapo u fute në fushë ndaj Kroacisë….
Secili lojtar kishte motiv shtesë edhe falë mbështetjes së tifozëve. Mundëm të shënonim golin e barazimit dhe iu afruam edhe të dytit.
Keni folur me futbollistët e Dinamos?
Kam dy shokë te Dinamo e Zagrebit, Baturina dhe Petkovic më uruan për paraqitjen time të mirë.
A mendoni se do të keni përballë skuadrën (Spanja) që luan futbollin më të bukur në botë?
Spanja është një nga ekipet më të mira të Europianit, ka luajtur shumë mirë në dy ndeshjet e para dhe ne duhet të përgatitemi sa më mirë.
Keni dhënë një pasim në ndeshjen e Dinamos së Zagrebit ndaj Betisit….
E maj mend shumë mirë ndeshje shumë e bukur.
Kush është lojtari më i mirë i Spanjës?
Janë shumë, një ndër më të mirët është Rodri, mund të përmend edhe Williams, anësor i majtë.
A je gati për një vend titullari? Çfarë duhet të bëjmë ne?
E vendos trajneri, unë, sado të luaj, do të jap maksimum. Të japim maksimumin dhe të kemi qasjen e duhur. Duhet të jemi të kujdesshëm, të shfrytëzojmë kundërsulmet dhe rastet e pakta që do të kemib.

T� tjera
-
Bie çmimi i naftës për 4 centë, kreu i shoqatës paralajmëron ulje të tjera gjatë kësaj jave
Çmimi i naftës në Kosovë ka shënuar rënie prej 4 centësh, ndërsa ulje të tjer...
-
Tahiri: Të enjten në Kuvend do të debatohet për energjinë dhe shëndetësinë
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, pas mbledhjes së Kryes...
-
Pasi Kurti foli për 171 mjekë të kthyer, Këshilltari i Vitisë “saktëson”: 12 u kthyen në Kosovë, 159 janë licensuar
Durim Elshani, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia ka mbrojtu...
-
Nagavci rreth Ligjit për Specialen: Po diskutojmë me PDK-në për të gjetur pajtueshmëri
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bër...
-
Seanca e Kuvendit mbahet të enjten në orën 10:00
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka njo...
-
Shifrat demantojnë Albin Kurtin – Nuk janë 85 mijë vende të reja pune por vetëm 12,690
Kryeministri Albin Kurti po krenohet me rezultatet e qeverisjes së tij në eko...
-
Shqiptarët në Mynih garojnë me listën e tyre në zgjedhjet për Këshillin e Migracionit – kërkojnë mbështetje
Shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Mynih të Gjermanisë do të kenë mundësin...
-
Hoti: Kjo qeveri po e mashtron veten dhe publikun me buxhet të madh të planifikuar për investime kapitale
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për nivelin e ulët të...
-
Katër raste të dhụnës në familje brenda një dite në Kosovë, tre të arrestuar përfundojnë në mbajtje
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë s...
-
Lista Studentore që sfidoi Vuçiqin zbarkon në Kosovë, me retorikë të ngjashme me Listën Serbe
Përfaqësuesit e Listës Studentore të Serbisë kanë zhvilluar një vizitë në Kos...
-
Pas “gafës” së mjekëve, Kurti i fton avokatët kosovarë në Francë që të punojnë si prokurorë në Kosovë: Do të kisha qenë shumë i interesuar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Paris, ka takuar një ...
-
Dëshmitarja e mbrojtjes: Maria Clara ishte e vetëdijshme dhe komunikonte pas rënies nga kati i gjashtë
Dëshmitarja e mbrojtjes në rastin ndaj Endrit Nikës, doktoresha Blerina Gashi...


































