Haliti: Vdeķja e Marigonës ka ardhur si pasojë lëndimeve të shumëfishta
Autori: Gazeta inFokus 11:55 | 11 June 2024
Në Gjykatën Themelore në Ferizaj ka vazhduar seanca e rigjykimit ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të dyshuar për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit.
Në seancën e kaluar të shqyrtimit gjyqësor, trupi gjykues ka marr vendim që të dëgjohet eksperti i mjekësisë ligjore Naim Haliti, që ka marr pjesë në përpilimin e autopsisë ndaj të ndjerës Marigona Osmani.
Në sallën e Gjykatës, mjekoligjori Haliti tha se qëndron pas raportit të autopsisë që ka përpiluar pas ekzaminimit të vdekjes së Marigona Osmanit.
“Autopsinë e të ndjerës e kemi kryer me datë 22.8.2021 në Mjekësin Ligjore në Prishtinë, me urdhëresë nga prokurori Valdet Avdiu. Me ketë datë e kemi kryer edhe ekzaminimin e jashtëm dhe të brendshëm të kufomës si dhe provat biologjike. Ekzaminimi është kryer konfirm standardeve evropiane me kushtet që posedon IML në Prishtinë”, tha Haliti.
Ai foli edhe për mënyrën se si ka ardhur deri të vdekja e të ndjerës Osmani, shkruan RTKlive.
“Kemi përshkruar se vdekja e së ndjerës ka ardhur si pasojë lëndimeve të shumëfishta që quhet si poli traumë që kanë ardhur ai pasojë e dëmtimit të organeve vitale që kanë qenë të shkaktuar nga mjetet e topitura”, tha ai.
Gjykatësi e pyeti për detajet që i ka dhënë Haliti në autopsi, përfshirë lëndimet e shumta, thyerje të brinjëve, etj.
“Pas ekzaminimit të kufomës, i kemi shkruar të gjitha lëndimet, politrauma duhet të specifikohet çdo lëndim veç e veç, mekanizmi i vdekjes mund të jetë i ndryshëm, nga asfiksia, përplasja goditja. Këto lëndime kanë qenë për së gjalli”, tha Haliti.
Kujtojmë se më 4 gusht 2023, Gjykata Themelore e Ferizajt e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën për vrasje e Marigona Osmanit.
Ndërsa Arbër Sejdiu ishte dënuar me 15 vite burgim për ndihmë në vrasjen e rëndë në bashkëkryerje. Krivaqa e Sejdiu, ndërkaq ishin liruar nga vepra penale të dhunimit.
Por, Gjykata e Apelit me aprovimin e ankesës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe mbrojtjes së dy të akuzuarve, e ka kthyer çështjen në rigjykim.
Marigona Osmani, 18 vjeçe u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...