Milionat që do fitojnë “Los Blancos” nga firma me Mbappe-në
Autori: Gazeta inFokus
14:14 | 04 June 2024
Klubi i Real Madrid zyrtarizoi mbrëmjen e së hënës afrimin për pesë sezone të yllit francez, sulmuesit Kylian Mbappe.
Pas konfirmimit të momentit të shumë pritur nga ana e tifozerisë madrilene, e gjithë vëmendja kthehet te shifrat: Sa do të përfitojë Mbappe në pesë vite dhe sa do të shpenzojë Real-i?
Mediet spanjolle raportojnë se sulmuesi francez do të përfitoi një bonus nënshkrimi prej 125 milionë euro, të cilin do ta marrë të ndarë në pesë vite, plus 20 milionë euro neto në vit në pagë.Këto janë shifrat, siç shkruan shtypi spanjoll dhe ndërkombëtar, të marrëveshjes që bënë të mundur këtë transferim
Shifrat “astronomike”, pra jo të arritshme për të gjithë, por kalimi i fenomenit francez te “Los Blancos” do të gjenerojë shuma aq të “frikshme” sa do t’i lejojë Real-it, jo vetëm të kompensojë shpenzimet për të, por edhe të shtojë shumë më shumë të ardhura në arkë.
Mediet spanjolle shpjegojnë se ashtu si transferimi i Cristiano Ronaldo-s te Real Madrid në vitin 2009, për 94 milionë euro, që thuajse i kompensoi dyfishin e kësaj shifre klubit madrilen, e njëjta gjë do të ndodhë tani edhe me Mbappe-n.
Pa sulmuesin francez, Real-i kishte një xhiro prej 400 milionë euro në 2023-shin, shifër e cila tani është e destinuar në mënyrë të pashmangshme të rritet. Menjëherë të paktën 100 milionë euro, sipas llogarive të ekspertëve, duke përfshirë sponsorët, tregtimin (kërkesa për fanellat e Mbappe-së) dhe reklamat përmes rrjeteve sociale, do t’i shtohen klubit spanjoll.
Mbappe ka edhe sponsorë personalë si Nike, Hublot dhe Oakley, të cilët vlejnë të paktën 20 milionë në vit dhe Real-i do të mbledhë pjesën e të drejtave të imazhit të lojtarit, që ia rezervoi vetes gjatë negociatave.
Zakonisht klubi i “Los Blancos” u jep lojtarëve të tij 50% të të drejtave, por në rastin e Mbappe, francezi ka marrë një përqindje më të lartë gjatë fazës së negociatave.
Megjithatë, duhet shtuar se nga transferimi i ish-sulmuesit të Paris Saint-Germain do të përfitojnë edhe sponsorët aktualë të Real Madrid-it, të cilët do të kenë një përfitim ekonomik, që gjithashtu do të jehojë në klub dhe do të bëjë që marka e Real Madrid të rritet edhe më shumë në të gjithë botën.
Për më tepër, transferimi i Kylian Mbappe në klubin e kryeqytetit spanjoll do të nënkuptojë gjithashtu “konsum” më të madh të ndeshjeve nga shikuesit dhe të ardhura më të mëdha për Real Madrid-in dhe La Liga, për sa i përket të drejtave televizive.

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...


































