“Me Icardin në skuadër mendoja të largohesha”, Lautaro: Stërvitem më fort kur humbas
Autori: Gazeta inFokus
09:49 | 28 May 2024
Lautaro Martinez është shndërruar në këto sezonet e fundit një lider i vërtetë për Interin. Në pritje të rinovimit me zikaltërit, argjentinasi thekson se fundmi se Milano është shtëpia e tij.
Edhe pse, në podcastin e Diletta Leotta, sulmuesi zbuloi se në vitin e parë te Inter ka vuajtur shumë pasi nuk kishte minuta të mjaftueshme me Mauro Icardin që në atë periudhë ishte titullari i përhershëm.
“Në vitin tim të parë në Itali dhe këtu te Inter, ishte Icardi. Luaja pak dhe isha i mërzitur, mendoja edhe të kthehesha sërish në Argjentinë. Unë isha mësuar të luaja gjithmonë, megjithatë në klub më ndihmuan ta kaloja atë periudhë. Milano është tashmë shtëpia ime. E ndjej shumë tifozerinë e skuadrës si dhe ndihmën e të gjithëve atyre që janë të përfshirë në botën e Interit. Kjo është thelbësore sepse jam ndjerë i dashur nga tifozët prej ditës së parë.
Kisha tre opsione para se të transferohesha në Europë, por Inter ishte më konkretë. Në atë periudhë bisedova shumë me Diego Militon dhe ai më këshillojë që të luaja për Inter. Edhe tani flas çdo ditë me atë sepse është një mik i imi.
Si i përballoj humbjet? Unë luaj gjithmonë për të fituar, lë gjithçka në fushë. Nëse humbas një ndeshje, atëherë ditëm tjetër stërvitem edhe më fort. Megjithatë, në shtëpi jam një njeri tjetër pasi fëmijëve të mi duhet t’i dhuroj gjithnjë 100% pavarësisht nëse barazoj apo humbas”, u shpreh Lautaro.

T� tjera
-
Ndryshimet në pozitat udhëheqëse të Policisë, Musliu kërkon dokumentacion zyrtar: Ende nuk kam marrë përgjigje
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar...
-
Kurti: Policia është pajisur me armë të gjata, automjete e autoblinda të reja
Kryeministri, Albin Kurti, ka vlerësuar rëndësinë e Policisë së Kosovës dhe p...
-
Klinika e Radiologjisë ende vazhdon të ballafaqohet me mungesë të stafit “Besoni janë rritur shumë shërbimet”
Zgjerimi i shërbimeve diagnostikuese në Klinikën e Radiologjisë në Qendrën Kl...
-
BQK njofton se ka aplikuar zyrtarisht për përfshirje të Kosovës në SEPA
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar sot se ka dorëzuar zyrtarisht apli...
-
Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merren tri vendime
Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratua...
-
Fundjava me mot të qëndrueshëm, temperaturat zbresin deri në -4 gradë Celsius
Gjatë fundjavës në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm, me vra...
-
Gjilan: Katër persona dërgohen në paraburgim për armëmbajtje pa leje
Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Viti, ua ka caktuar masën e paraburgimit...
-
Prattipati pret në takim gjeneralin amerikan Osborn në vizitën e tij të fundit zyrtare në Kosovë
E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosov...
-
Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar ...
-
Qytetari nga Ferizaj gjen rreth 270 euro, i dorëzon në polici
Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, sot, rreth orës 14:00, në r...
-
Moment krenarie: Jetlum Bunjaku përqafohet me nënën pas diplomimit si polic i Kosovës
Emocione dhe krenari janë përcjellë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës ...
-
Aksident në Gjonaj të Prizrenit, ndërron jetën 22-vjeçari
Një 22-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me motoçikletë me kat...


































