Pentagoni zotohet të vazhdojë transferimin e armëve në Ukrainë
Autori: Gazeta inFokus
07:17 | 21 May 2024
Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin u zotua të hënën për të vazhduar transferimin e armëve amerikane në Ukrainë, ndërsa Kievi përballet me një nga momentet e tij më të vështira të mbrojtjes nga sulmet e reja të Rusia.
Sekretari Austin dhe rreth 50 shefa të mbrojtjes nga Evropa dhe e gjithë bota zhvilluan një takim virtual të hënën për të koordinuar më shumë ndihma ushtarake për Ukrainën ndërsa ajo përpiqet të zmbraps një ofensivë ruse në verilindje. Ukraina gjithashtu ka filluar një sulm të madh në Gadishullin e Krimesë, të pushtuar nga Rusia.
“Ne po takohemi në një moment sfide”, tha zoti Austin, duke vënë në dukje se sulmi i ri i Rusisë në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, tregoi se sa jetik është angazhimi i aleatëve për të ndihmuar Kievin. Sekretari Austin u zotua të vazhdojë transferimin e armëve amerikane në Ukrainë “javë pas jave”.
Sekretari Austin u tha gazetarëve se në takim u bisedua mbi nevojën kritike të Ukrainës për sistemet e mbrojtjes ajrore, të cilat ai tha se po ndihmojnë Kievin të neutralizojë sulmet e ushtrisë ruse.
“Ne do të vazhdojmë përpjekjet për t’u siguruar që Ukraina të kontrollojë hapësirën e saj ajrore dhe të mund të mbrojë qytetarët e saj dhe infrastrukturën e saj civile”, tha ai pas përfundimit të takimit.
Duke folur së bashku me Sekretarin Austin, shefi i shtatmadhorisë amerikane, gjenerali CQ Brown tha se ndërsa nuk ka plane për një kthim të shpejtë në Ukrainë të ekipeve amerikane për të trajnuar ushtrinë ukrainase, Shtetet e Bashkuara mund ta bëjnë këtë pas luftës.
“Sapo ky konflikt të përfundojë dhe sapo të jemi në një situatë më të mirë, atëherë mendoj se ne do të dërgojmë sërish atje ekipet tona të trajnimit ushtarak”, tha ai.
Shtetet e Bashkuara nuk njoftuan për ndihmë të re ushtarake të hënën, edhe pse forcat ukrainase vazhdojnë të ankohen se transferimi i armëve po bëhet me një ritëm të ngadaltë. Zyrtarët e Pentagonit kanë thënë se armët, tashmë të pozicionuara në Evropë filluan të lëviznin në drejtim të Ukrainës menjëherë pas miratimit nga Kongresi të ndihmës amerikane prej 61 miliardë dollarësh për Kievin në fund të prillit.Nuk është ende e qartë sasia e armëve të reja që tashmë kanë mbërritur në vijat e frontit, ku trupat ruse kanë intensifikuar sulmet ndaj pozicioneve ukrainase.
Presidenti rus Vladimir Putin tha të premten gjatë një vizite në Kinë se ofensiva e Moskës në rajonin verilindor të Kharkivit synon të krijojë një zonë sigurie dhe se nuk ka plane për pushtimin e qytetit.
Trupat ukrainase janë angazhuar në luftimet për të ndalur përparimin e forcave ruse në rajonin e Kharkivit, duke rritur gjithashtu sulmet e tyre ofensive në Krime, përfshirë infrastrukturën ushtarake në brigjet e Detit të Zi dhe në qytetin e Sevastopolit, të pushtuar nga Rusia.
Ukraina është ndeshur me vështirësi në përpjekjet për të dërguar trupa të mjaftueshme në vijat e frontit, ndërsa lufta tashmë ka hyrë në vitin e saj të tretë. Në një përpjekje për të rritur numrin e trupave, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy nënshkroi dy ligje, të cilat do t’i hapin rrugën rekrutimit të të burgosurve në ushtri dhe pesëfishimit të gjobat ndaj atyre që shmangin mobilizimin ushtarak. Ligji i debatueshëm i mobilizimit ushtarak hyn në fuqi të shtunën. /VOA

T� tjera
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...

































