Këto janë komunat ku vazhdon regjistrimi i popullësisë, diaspora ka kohë deri më 31 gusht
Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 18 May 2024
Shumica e komunave në vend, e kanë përmbyllur dje procesin e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Por, në disa, ky proces do të vazhdojë edhe për një javë, saktësisht deri më 24 maj.
Kështu është vendosur në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Kosovës, pas kërkesës së 11 komunave.
Komunat në të cilat është shtyrë afati i regjistrimit janë: Dragashi, Prishtina, Prizreni, Drenasi, Fushë Kosova, Skënderaji, Obiliqi, Ferizaji, Shtërpca, Kaçaniku dhe Gjakova, raporton Express.
“Sipas propozimit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, prej datës 18 deri më 24 maj 2024, regjistrimi/intervistat do të zhvillohen vetëm nga stafi i rregullt i Agjencisë së Statistikave të Kosovës i cili do të mbulojë tërë territorin e Kosovës për rastet kur identifikohet një individ apo ekonomi familjare që për çfarëdo arsye nuk mund të regjistroheshin më herët”, thuhet në njoftim.
Qeveria ka shtyrë edhe afatin për regjistrimin e diasporës, deri më 31 gusht. Kjo është bërë me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
“Për më shumë detaje, Agjencia e Statistikave të Kosovës do të dalë me një komunikatë dhe do të bëjë publik planin e veprimit për periudhën e regjistrimit shtesë nga data 18-24 Maj, 2024”, thuhet në njoftim.
Procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, ka nisur më 5 prill. Rezultatet preliminare të regjistrimit pritet të publikohen brenda tre muajve.
Këtë herë, kanë qenë shtatë pyetësorë që duhet të plotësohen. Në këtë regjistrim, është shtuar edhe pyetësori për dëmet e luftës dhe pyetësori për regjistrimin e bashkëatdhetarëve.
Mbledhjen e këtyre të dhënave, Agjencia e Statistikave e ka arsyetuar me rëndësinë për të bërë politika më të mira për vendin, për ta planifikuar buxhetin dhe investimet, për t’i përmirësuar kushtet e jetesës në vend dhe për investime të huaja.
Sipas ligjit, çdo banor i Republikës së Kosovës detyrohet, që gjatë Regjistrimit, zyrtarit për regjistrim t`ia ofrojë të gjitha të dhënat e sakta në pyetësorët e Regjistrimit të Popullsisë.
Pa përfshirë diasporën, Kosova pritet t’i ketë rreth 1.5 milion banorë, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
“1.5 milionë banorë pritet t’i ketë Kosova pa përfshirë diasporën”, ka deklaruar Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të ASK’së, Avni Kastrati.
Krahasuar me vitin 2012, Kosova pritet të ketë 200 mijë banorë më pak, e që Kastrati e ka lidhur me emigrimin.
“Është edhe shtimi natyror, rreth 23.000 lindje në vit, 10.000 vdekje, ka pasur edhe emigrim të lartë nga Kosova…Ka pasur edhe sfida për ekipet, kryesisht në zonat kodrino-malore. S’kemi mundur t’i mbështesim të gjitha ekipet e regjistrimit, pagesa ka qenë e mirë, është përfshirë edhe kostoja e udhëtimit. E kemi edhe mbështetjen e komunave”, ka thënë ai.
Kastrati ka deklaruar se sipas statistikave dhe matjeve, deri në 2050-n Kosova mund t’i ketë rreth 700.000 banorë për shkak të uljes së shkallës së fertilitetit. Kjo sipas tij, është sfiduese për Kosovën, por edhe për vendet e rajonit.
Të tjera
-
Basha në BBC: Krizë besimi, sistemi politik ka dështuar ndaj qytetarëve
Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në radio d...
-
Krasniqi i përgjigjet Vuçiqit për zgjedhjet në komunat veriore: S’shoh mundësi që të mbahen para tetorit të 2025-s
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të premten ka kërkuar që në Kosovë të...
-
40 minuta në lụftë me grupin e Radojiçiqit: Si ndodhi sụlmi ku u vrạ polici Afrim Bunjaku?
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pas gati një ...
-
Koloneli amerikan në pension: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Koloneli amerikan tashmë në pension, Todd Jacobus, i cili ka shërbyer në Gard...
-
Mefail Bajqinovci: Kosova po përparon me hapa të mëdhenjë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqiovci, ka shkruar të shtunën në ...
-
Dëshmitari tregon sa paguhej një pjesëtar i grupit nga Milan Radojiçiq
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pas gati një ...
-
Në Holandë mbahet takimi rajonal për personat e zhdukur, pjesëmarrëse edhe Kosova
Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka njoftuar se gjatë kësaj jave në...
-
“Me koordinim a pa koordinim”, Molliqaj ironizon me deklaratat e Kurtit, Gërvallës dhe Krasniqit për Urën e Ibrit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka postuar përmble...
-
Bie mbi një metër borë në zonën e njohur turistike në Austri
Pamje sureale vijnë nga Austria, ku në më pak se 24 orë ra më shumë se një me...
-
Besnik Tahiri: Amerika vazhdon të ketë ndjeshmëri të lartë për Kosovën
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, po qëndron në Teksas të ...
-
Brestovci paralajmëron rikthimin e gjendjes së mjerueshme me mbeturina në Kryeqytet, për këtë fajëson PDK-në
Drejtori i Shërbimeve Publike në Kryeqytet, Bekim Brestovci, ka akuzuar Parti...
-
Qeveria serbe urdhëron zbatimin e masave për Kosovën
Qeveria e Serbisë ka miratuar një konkluzion që urdhëron aktivitete dhe masa ...