Nagavci kërkon bashkëpunimin e komunave për ndërtimin e çerdheve të reja
Autori: Gazeta inFokus
13:37 | 17 May 2024
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, deklaroi se kanë siguruar buxhetin për ndërtimin e institucioneve parashkollore, si dhe kanë bërë të gjitha analizat, buxhetet dhe projektet e gatshme për komunat, të cilat duhet t`i gjejnë lokacionet që i plotësojnë nevojat.
Nagavci në një konferencë për media njoftoi se u ka bërë thirrje kryetarëve nga të gjitha komunat e Kosovës që t’i përgjigjen ftesës për bashkëpunim në ndërtimin e çerdheve të reja.
“Sot kam nisur një letër tek të gjithë kryetarët e komunave për te kërkuar angazhimin dhe bashkëpunimin e tyre në ndërtimin e çerdheve. Përmes kësaj letre kam kërkuar që të angazhohen personalisht që të pranojmë kërkesat e kompletuara, në mënyrë qe të vazhdojmë me procedurat tjera për ndërtimin e kopshteve dhe çerdheve për të mundësuar kështu edukimin në fëmijërinë e hershme”, tha Nagavci në një konferencë për media.
Ajo tha se Ministria e Arsimit vitin e kaluar ka bërë një analizë në nivel vendi, ku për planifikimet janë njoftuar në vazhdimësi me takimet e rregullta që ka pasur me zyrtarë komunal.
“Ne gjatë vitit të kaluar kemi hartuar 4 projekte modulare të cilat i kemi vënë në dispozicion të komunave për t’i përshtatur me lokacione. Projektet modulare i kemi finalizuar si projekte, me siguri, kohe të shkurtër dhe ndarjen e buxhetit të nevojshëm. Kemi siguruar buxhetin për ndërtimin e institucioneve parashkollore. I kemi të gjitha analizat, i kemi buxhetet dhe projektet janë të gatshme dhe komunat të gjejnë lokacionet që i plotësojnë nevojat”, shtoi ajo.
Ndërsa zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi, tregoi edhe për shumat që janë ndarë për ndërtimin e çerdheve nëpër komuna.
“Në këtë kontekst kemi buxhet të garantuar, projekte të gatshme, vetëm kërkojmë qe komunat t’i përgjigjen gatishmërisë sonë. “Nga janari kemi pesë kërkesa nga komunat për ndërtimin e çerdheve. 799 mijë euro për ndërtimin e çerdhes në Prizren. 742 mije euro për Suharekë, 81 mijë euro në Gjilan. Në Babush të Ferizajt 98 mijë dhe 85 mijë euro në Junik”, tha Kelmendi.

T� tjera
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
































