Pas refuzimit të Abdixhikut e Haradinajt, as shefat e grupeve parlamentare nuk i shkojnë në darkë Kurtit
Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 13 May 2024
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për sot pasdite ka ftuar në darkë pune krerët e partive opozitare në vend. Kësaj ftese pozitivisht i është përgjigjur vetëm ai i PDK-së, Memli Krasniqi, ndërsa Lumir Abdixhiku i LDK-së, dhe Ramush Haradinaj i AAK-së e kanë refuzuar. Madje në këtë takim nuk do t’i shkojnë kryeministrit as shefat e këtyre dy grupeve parlamentare.
Arben Gashi, shef i grupit parlamentar i LDK-së, ka përsëritur qëndrimin zyrtar të kësaj partie të dy ditëve më parë.“Kemi dhënë qëndrimin zyrtar të LDK-së, ai qëndron, nuk shkojmë”, tha Gashi për Reporteri
Në përgjigjen që kreu i LDK-së ia ka kthyer kryeministrit Kurit, thuhet se e konsideron të vonuar këtë ftesë për takim, pas tre vitesh e gjysmë në pushtet. Abdixhiku thekson se Kurti për këto tri vite e gjysmë ka mbjellë në polarizim të skajshëm të partive politike në Kosovë.
Por, LDK thotë se do të jetë mbështetëse për interesat madhore të Republikës së Kosovës.
“Në përgjigje të letrës tuaj, e konsideroj të vonuar tani që, pas tre vitesh e gjysmë në pushtet, të tentoni të gjeni një klimë bashkëpunimi kur keni shuar rrënjësisht frymën e bashkëpunimit e kur keni mbjellë polarizim ofendues të skajshëm ndaj të gjitha partive politike tjera në Kosovë dhe përfaqësuesve të tyre.
Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon përherë të jetë mbështetëse për interesat madhore të Republikës, ndonëse nuk i jeni përgjigjur asnjëherë kësaj gatishmërie me bashkëpunim reciprok”, thuhet në përgjigjen e Abdixhikut.
Besnik Tahiri, shef i grupit parlamentar të AAK-së, ka thënë për gazetën online Reporteri.net se nuk do të jetë prezent në darkën e punës të kryeministrit Kurti.
Sipas Tahirit, në takim do të merrnin pjesë vetëm nëse do të kishte tema me interes nacional.
“Jo, nuk do të shkoj. Agjenda Legjislative është kompetencë e shefave të grupeve politike në Kuvend, dhe nuk ka nevojë me pas takim të përbashkët me kryeministrin dhe liderët e partive pasi që ne s’mundemi me u marr vesh, vetë. Që ka tema me interes nacional, siç e kemi thenë në letër, le te thirr takimin me ato tema. Pra, nuk shkojmë”, tha Tahiri
Në përgjigjen që kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ia ka kthyer kryeministrit Kurit, thuhet tematikat e kësaj darke bien nën përgjegjësinë e shefave të grupeve parlamentare, në këtë rast Besnik Tahirit, i cili e udhëheqë grupin e AAK-së.
“Sa i përket temës së kësaj darke, besoj se kjo bie në përgjegjësinë e shefave të grupeve parlamentare. Z. Besnik Tahiri, i cili e udhëheqë grupin tonë parlamentar dhe kolegë tjerë, jam i bindur se do të diskutojnë në frymën kolegiale dhe do të gjejnë një gjuhë, që pastaj do të përçohet në Kuvend nga grupet tona parlamentare për zbatim. Konsideroj që kjo temë bie drejtpërdrejt në përgjegjësinë dhe në dijen e tyre”, thuhet në përgjigjen e Haradinajt.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar për darkë pune liderët e opozitës të hënën pasdite për të diskutuar rreth përmbushjes së agjendës legjislative për sezonin pranveror.
Kreu i qeverisë ka shprehur interesim për takim me të gjithë liderët e opozitës.
“Jam i interesuar që të takohem me të gjithë dhe mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku. Unë jam gjithmonë i hapur, i interesuar, i gatshëm. Këtë e kam treguar edhe në të kaluarën dhe do ta tregojë edhe në ditët, javët, muajt në vijim, tash që kemi hyrë në vitin e fundit të mandatit qeverisës”, ka thënë Kurti për TV Besa.
Nga PDK-ja, ku i pari i kësaj partie dhe do të jetë pjesë e kësaj darke, kanë thënë se do të diskutojnë me kryeministrin Kurti për zgjedhjet e reja parlamentare.
“Partia Demokratike e Kosovës ka pranuar ftesën e Kryeministrit Albin Kurti për një takim pune, për të hënën dhe mund ta konfirmoj që Kryetari Memli Krasniqi do të marrë pjesë në këtë takim. Qëndrimi ynë si PDK është i qartë dhe konsistent – Kosova është në krizë në çdo fushë dhe rrugëdalje e vetme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat duhet të mbahen sa më parë. Prandaj edhe pjesëmarrja e Kryetarit Krasniqi në këtë takim do të jenë në funksion të diskutimit për mundësinë e caktimit të datës për zgjedhje të reja”, ka thënë Faton Abdullahu, zëdhënës i PDK-së.
Të tjera
-
Basha në BBC: Krizë besimi, sistemi politik ka dështuar ndaj qytetarëve
Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në radio d...
-
Krasniqi i përgjigjet Vuçiqit për zgjedhjet në komunat veriore: S’shoh mundësi që të mbahen para tetorit të 2025-s
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të premten ka kërkuar që në Kosovë të...
-
40 minuta në lụftë me grupin e Radojiçiqit: Si ndodhi sụlmi ku u vrạ polici Afrim Bunjaku?
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pas gati një ...
-
Koloneli amerikan në pension: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Koloneli amerikan tashmë në pension, Todd Jacobus, i cili ka shërbyer në Gard...
-
Mefail Bajqinovci: Kosova po përparon me hapa të mëdhenjë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqiovci, ka shkruar të shtunën në ...
-
Dëshmitari tregon sa paguhej një pjesëtar i grupit nga Milan Radojiçiq
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pas gati një ...
-
Në Holandë mbahet takimi rajonal për personat e zhdukur, pjesëmarrëse edhe Kosova
Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka njoftuar se gjatë kësaj jave në...
-
“Me koordinim a pa koordinim”, Molliqaj ironizon me deklaratat e Kurtit, Gërvallës dhe Krasniqit për Urën e Ibrit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka postuar përmble...
-
Bie mbi një metër borë në zonën e njohur turistike në Austri
Pamje sureale vijnë nga Austria, ku në më pak se 24 orë ra më shumë se një me...
-
Besnik Tahiri: Amerika vazhdon të ketë ndjeshmëri të lartë për Kosovën
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, po qëndron në Teksas të ...
-
Brestovci paralajmëron rikthimin e gjendjes së mjerueshme me mbeturina në Kryeqytet, për këtë fajëson PDK-në
Drejtori i Shërbimeve Publike në Kryeqytet, Bekim Brestovci, ka akuzuar Parti...
-
Qeveria serbe urdhëron zbatimin e masave për Kosovën
Qeveria e Serbisë ka miratuar një konkluzion që urdhëron aktivitete dhe masa ...