Lajme

Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 05 May 2024

Kanë kaluar më shumë se dy dekada prej kur është premtuar se do të fillojë ndërtimi i Spitalit të Prishtinës, i cili parashihet të ofrojë shërbime shëndetësore dytësore. Megjithatë, ky projekt i cili po vlerësohet të jetë një prej investimeve më të mëdha për shëndetësinë kosovare që nga pas lufta, vetëm tani ka marrë dritën e gjelbër për të filluar punimet.Spitali i kryeqytetit, i cili planifikohet të kushtojë mbi 50 milionë euro investim, parashihet të ketë repartin e Kardiologjisë, Gjinekologjisë, Pediatrisë, Kirurgjisë së Përgjithshme, Endokrinologjisë e të tjerë.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku në një intervistë për KosovaPress, thotë se pritet që shumë shpejt të tenderohet projekti dhe të fillojë ndërtimi i spitalit, derisa tregon se do mundësojë ofrimin e shumë shërbimeve shëndetësore për pacientët dhe punësimin e rreth 400 punonjësve shëndetësor.
Sadiku potencon se përfundimi i Spitalit të kryeqytetit mund të zgjasë deri në tre vite për shkak të specifikave të tij të ndërtimit.

Ai thotë se këtë vit kanë ndar afro 3 milionë euro për fillimin e ndërtimit të këtij projekti, i cili parashihet të kushtojë mbi 50 milionë euro.
Ndër të tjera, drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku potencon se rreth 40 për qind e shërbimeve në këtë spital do të dedikohen për trajtime jashtë spitalore, specifikisht shërbime ambulantore specialistike.

-Advertisement-

Sadiku derisa përmend se Spitali i Prishtinës parashihet të përbëhet nga reparti i Pediatrisë, Gjinekologjisë, Endokrinologjisë, Kirurgjisë së Përgjithshme e departamenteve të tjera, potencon se do të hapen rreth 400 vende të reja të punës.

“Do të ketë shumicën e departamenteve, Pediatrinë, Gjinekologjinë, Kirurgjinë e Përgjithshme, më pas Endokrinologjinë, departamente që janë shërbime sekondare. Dhe sigurisht do të ketë 40 për qind i spitalit do të jetë i dedikuar për trajtime jashtë spitalore, ambulanca specialistike…Diku rreth 400 vende të punës do të jenë për fillim dhe pastaj varësisht, spitali do të jetë i tillë që do të mund të zgjerohet sipas nevojave që do të ketë kryeqyteti”, potencon Sadiku për KosovaPress. /Z.Zeneli/

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy