Këta janë personat që u përfshinë në konfliktin në Lupç të Podujevës ku mbetën të plagosur 4 persona
Autori: Gazeta inFokus 17:40 | 01 May 2024
Një rast i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në fshatin Lupç të Podujevës, ku katër persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë dhe nga një sulm me thikë.
Gazeta Infokus nga burime të mirëinformuara merr vesh se konflikti është zhvilluar në mes të dy familjeve, Menxhiqi dhe Hoxha. Pjesëmarrës në këtë konflikt ku mbetën të plagosur katër persona ishin tre burra të familjes Menxhiqi, Ferit, Fadil dhe Berat Menxhiqi.
Rastin për Gazetën Infokus e ka ka konfimruar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se hetuesit policor janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të zbardhur rastin.
“Sot rreth orës 16:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast janë plagosur nga arma e zjarrit tre persona, ndërsa një person ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë). Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë zëdhënsja e policisë, Flora Ahmeti për Infokus.
Të shtëna me ārmë e sulmé me thi*ë, katër të plāgosur në Podujevë
Të tjera
-
Ministrja gjermane për Evropë: Bllokimi i CEFTA rrezikon ta dështojë Procesin e Berlinit, Qeveria të angazhohet për zgjidhje
Ministrja e Gjermanisë për Evropë, Anna Luhrmann, ka deklaruar se bllokimi i ...
-
Osmani merr pjesë në përurimin e Shtëpisë së Kulturës: Do të nderohet shteti dhe flamuri i Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mori pjesë në përurimin e Shtëpisë së Kul...
-
Mirena: Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër
Gazetari Ilir Mirena, ka thënë në “Pressing” të T7, se Albin Kurti nuk do të ...
-
Bislimi udhëton në Bruksel, nesër pritet takim me Petkoviqin
Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, nesër në Bruksel pritet të tak...
-
Stoltenberg: Vendet të vendosin vetë nëse mund Ukraina t’i përdorë armët me rreze të gjatë në Rusi
Shefi në largim i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të hënën se i mirëpret b...
-
Molliqaj publikon foto të Kurtit dhe Elbert Krasniqit në veri: Mashtrimi dhe realiteti
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka postuar dy fotografi ...
-
Kurti: Bashkë do të sigurojmë që Kosova të jetë një vend më i banueshëm, me i qëndrueshëm dhe i sigurt për brezat e ardhshëm
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë pasdites mori pjesë ...
-
Lladrovci: Duhet të ndalet degradimi i shtetit, zgjedhjet e 9 shkurtit janë rast t’i jepet fund qeverisjes aktuale
Kryetari i Drenasit që vjen nga rradhët e PDK-së, Ramiz Lladrovci ka reaguar ...
-
Kurti i shkon në vizitë Sabri Fejzullahut: Për ditëlindjen e tij të 77-të na pritën me ngrohtësi
Kryeministri Albin Kurti e ka vizituar këngëtarin e mirënjohur Sabri Fejzulla...
-
Ardita Sinani njoftim të rëndësishëm qytetarëve në Preshevë për problemin me qentë endacak
Kryetarja e Preshëvës, Ardita Sinani, njofton qytetarët se nga nesër do të fi...
-
Përurohet Shtëpia e Kulturës në Suharekë, Haradinaj: Komunat tona po luftojnë të përparojnë pa mbështetjen e duhur nga niveli qendror
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizi...
-
Dënohen me mbi 12 vjet burgim nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhetit mbi 2 milionë euro
Gjykata Themelore në Prishtinë në rigjykim, ka dënuar me 12 vjet e 9 muaj bur...