Së shpejti Kosova me Agjenci për Siguri Kibernetike
Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 28 April 2024
Së shpejti pritet të funksionalizohet Agjencia për Siguri Kibernetike në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila synon të monitorojë dhe parandalojë sulme të ndryshme kibernetike në Kosovë. Këtë e bëri të ditur për Radio Kosovën drejtori i Departamentit për administrim të sistemeve dhe komunikimeve në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Artan Dreshaj. Ndërsa, ekspertë të kësaj lëme thonë se aktualisht ka rritje të sulmeve me motive inteligjente.
Kosova disa herë ka qenë cak i sulmeve kibernetike, ku në vitin 2018, Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Punëve të Jashtme kanë raportuar për sulme të tilla, ndërsa edhe në vitin 2022, Ministria e Punëve të Brendshme ka pasur sulme kibernetike. Për ngritjen e kapaciteteve profesionale për t’u mbrojtur nga këto sulme kibernetike, në Kuvendin e Kosovës është miratuar edhe Ligji për Sigurinë Kibernetike, që i ka hapur rrugë themelimit të Agjencisë për Siguri Kibernetike.
Por, kjo agjenci ende nuk është funksionalizuar, derisa drejtori i departamentit për administrim të sistemeve dhe komunikimeve në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Artan Dreshaj, tha për Radio Kosovën se së shpejti do të jetë funksionale. Ai theksoi se kërcënime dhe sulme ka në vazhdimësi ndaj sistemeve të informacionit, por që sipas tij, Kosova ka hartuar kapacitetet dhe politikat për të krijuar një hapësirë kibernetike të sigurt brenda shtetit.
“Janë finalizuar dy akte nënligjore shumë të rëndësishme që ndërlidhen me themelimin e Agjencisë për Siguri Kibernetike, që do të jetë agjenci ekzekutive kombëtare, e cila do të kujdeset dhe monitorojë zbatimin e masave minimale të sigurisë prej të gjitha entiteteve. Në këtë rast, do të fokusohet tek infrastruktura kritike kombëtare. Tashmë është strukturuar rregullorja dhe është e aprovuar nga kryeministri. Aktualisht jemi duke punuar në përshkrimin e vendeve të punës, pra, do të jetë agjenci e re ekzekutive, me kapacitete të reja, që synon të monitorojë dhe parandalojë sulme të ndryshme kibernetike”, tha Artan Dreshaj.
E sipas ekspertit të sigurisë kibernetike, Mentor Hoxhaj, sulmet janë kryesisht të orientuara kundrejt institucioneve shtetërore dhe atyre publike private. Ndërsa, bëri të ditur se tani ka rritje të sulmeve me motive inteligjente.
“Në të kaluarën kjo ka qenë diku rreth 8 për qind, ku 92 deri në 96 për qind të sulmeve në total kanë qenë të motivuara financiarisht së bashku me motivin inteligjent. Motivi inteligjent është duke kaluar tani 20-30 për qind. Sulmet me motive inteligjente janë sulme të cilat janë të motivuara nga shtetet sponsorizuese ku personat hakerë që kryejnë sulme, mund të jenë grupe të paguara apo të ndërtuara brenda tyre, grupe të paguara nga shteti, ku në këtë drejtim ka pasur sulme nga Rusia, Kina dhe në të kaluarën edhe nga Korea”, deklaroi Hoxhaj.
Në kuadër të politikave dhe krijimit të mekanizmave institucionalë, është themeluar edhe Qendra Trajnuese për Siguri Kibernetike në Ministrinë e Mbrojtjes, e cila do të ketë për qëllim trajnimin dhe ngritjen e kapaciteteve për të gjithë stafin që do të merret me menaxhimin dhe administrimin e sistemeve të informacionit.
Të tjera
-
Përfundon gjykimi ndaj 11 të akuzuarve për hedhjen e granatave të dorës në “Missini” dhe “Rizza Hair Salon”
Me dhënien e fjalës përfundimtare, ka përfunduar gjykimi ndaj 11 të akuzuarve...
-
Presidentja për shpronësimet në veri: Gjithçka u bë në përputhje me ligjin dhe standardet evropiane
Presidentja Vjosa Osmani ka qëndruar gjatë ditës së sotme në Komunën e Drenas...
-
Arkipelagët periferike të shteteve kontinentale, përbëjnë një kategori të veçantë të territorit kombëtar
Ministria e Jashtme kineze tha të enjten se arbitrazhi i Detit të Kinës Jugor...
-
Abdixhiku bënë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së akademik, Rexhep Ferrit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ...
-
IKD përmend një deklaratë seksiste të Bislimit: Kodi i Sjelljes së Deputetëve i propozuar nga Komisioni për Legjislacion nuk arrin standardet
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në prezantimin e raportit të me temë “...
-
Ngritët aktakuzë kundër 23 të pandehurve për rastin `Call Center`
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Departame...
-
KOMF: 20 nxënës të shkollave në Kosovë kanë marrë pjesë në lojën e rrezikshme në Tik-Tok
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF i cili përfaqëson 34 orga...
-
Javën e ardhshme temperatura deri në 40 gradë
Në ditët në vijim do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira t...
-
Lindjet në Japoni bien në nivel rekord! Qeveria krijon aplikacion takimesh: Inteligjenca Artificiale ju gjen burrin e ardhshëm
Shkalla e lindshmërisë së Japonisë, që vijon në rënie prej vitesh me radhë, k...
-
Osmani e mbështet Qeverinë Kurti për shpronësimet në veri: S’kam parë diskriminim etnik
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar në lidhje me shpronësime...
-
Vjosa Osmani nga Drenasi: Një pjesë të fëmijërisë e kalova këtu
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Drenasi është simbol i qëndr...
-
Ngrihet aktakuzë ndaj 23 personave për mashtrim në një Call Center
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 23 të ...