Oda Amerikane: Serbia po e shkel Marrëveshjen për Normalizim
Autori: Gazeta inFokus 16:54 | 17 April 2024
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësimin e saj të thellë lidhur me veprimet e fundit të ndërmarra nga autoritetet serbe për të bllokuar lëvizjen e disa autobusëve që transportojnë njerëz nga Kosova për në Evropën Perëndimore.
Kjo bllokadë, sipas OEA-së në vendkalimet kufitare ndërmjet Serbisë e Kroacisë dhe Serbisë e Hungarisë, paraqet shkelje të qartë të dispozitave të marrëveshjeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, synojnë promovimin e stabilitetit ndërmjet dy shteteve dhe gjithë rajonit. Në qendër të këtyre marrëveshjeve është parimi i lehtësimit të lëvizjes së lirë të njerëzve, i cili përbën një vlerë thelbësore në procesin e integrimit evropian. Duke penguar lëvizjen e qytetarëve të Kosovës në destinacionet e tyre të dëshiruara në Evropën Perëndimore, autoritetet serbe jo vetëm që po i minojnë këto marrëveshje por edhe po pengojnë përparimin drejt stabilitetit rajonal dhe integrimit evropian”, thuhet në reagimin e Odës Ekonomike Amerikane.
OEA beson fuqishëm se lëvizja e lirë e njerëzve është thelbësore për nxitjen e rritjes ekonomike, promovimin e shkëmbimit kulturor dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet shteteve, prandaj sipas OEA kufizimet e tilla jo vetëm që pengojnë jetën e individëve, por kanë edhe ndikim negativ në tregtinë, investime dhe aktivitete të biznesit në rajon.
“Prandaj, Oda Amerikane i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të kërkojë fuqishëm nga autoritetet serbe heqjen e menjëhershme të bllokadës dhe lejimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke mundësuar lëvizjen e tyre për në destinacionet e dëshiruara. Gjithashtu, ne u bëjmë thirrje autoriteteve të Serbisë që të përmbahen nga veprimet e ngjashme në të ardhmen duke respektuar angazhimet e tyre ndaj marrëveshjeve për normalizimin e marrëdhënieve”, thuhet tutje në reagim.
Si përfundim, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka theksuar se mbetet e përkushtuar që të avokojë për parimet e lëvizjes së lirë, bashkëpunimit rajonal dhe prosperitetit ekonomik në Kosovë dhe në tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Ne jemi të gatshëm të punojmë me të gjitha palët e interesuara për të adresuar çdo sfidë dhe pengesë për arritjen e këtyre qëllimeve”, thuhet në reagimin e OEK.
Të tjera
-
Morën mijëra euro nga buxheti pa kryer asnjë punë, pas katër vitesh qeveria Kurti shpërbënë ndërmarrjen NKEC
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të martën ka marrë vendim që ta shpë...
-
Sami Kurteshi lirohet nga akuza për sülm ndaj zyrtarit të KQZ-së
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sa...
-
Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes për Sigurime Sociale me Turqinë
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot e ka miratuar Nismën për lidhjen...
-
Haradinaj kujton të rënët e 21 majit 1998
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar të...
-
Shtyhet për dy vite afati i zbatimit të Marrëveshjes IPA
Qeveria e Kosovës në mbledhje ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Ame...
-
Daçiq: Perëndimi po ushtron presion mbi vendet që mund të mbështesin rezolutën për Srebrenicën
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha sot se Perëndimi po ushtron s...
-
Pranimi në KiE “mund ta ketë fatin si liberalizimi i vizave”
Nëse Kosova nuk bën hapa të menjëhershëm drejt formimit të Asociacionit të ko...
-
Në Has hapet rruga që lidh Kosovën me Shqipërinë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se është hapur rruga që lidh...
-
Kurti godet gjyqësorin për arratisjen e Enver Sekiraqës: Dështim, reforma në drejtësi urgjencë kombëtare
Kryeministri Albin Kurti e ka nisur mbledhjen e sotme të Qeverisë, duke folur...
-
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që vodhi para në Graçanicë e Uglarë
Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se ka kërkuar caktimin e masës së p...
-
Tahiri: Në vend së të ishte kryeministër i lekut, Kurti po bëhet ‘kryeministër i dinarit’
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, e ka quajtur Albin Kurti “...
-
Gjermani, fillon gjyqi ndaj princitt, dyshohet si terrorist
Gjatë së martës fillon gjyqi ndaj fisnikut dhe princit të vetëshpallur, Heinr...