Lajme

Dorëheqjet e serbëve, KPK-ja rekomandon dërgimin e përkohshëm të tre prokurorëve në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 18:47 | 11 April 2024

Këshilli i Prokurorial i Kosovës (KPK) ka rekomanduar dërgimin e tre prokurorëve në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës pas dorëheqjes së prokurorëve të komunitetit serb.

Ky rekomandim erdhi në takimin e sotëm të KPK-së, të udhëhequr nga Kryesuesi Ardian Hajdaraj.

Në takim u tha se dorëheqjet e prokurorëve serbë kanë sjellë vështirësi në trajtimin e lëndëve në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës. U tha se është paraqitur nevoja e plotësimit me prokurorë shtesë.

-Advertisement-

“Me këtë rast është aprovuar rekomandimi i Kryesuesit të KPK-së për gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme me anë të transferimit të tre (3) prokurorëve për një periudhë tremujore, çështje kjo, e cila se do të trajtohet në kolegjiumin e radhës së kryeprokurorëve prokurorive të vendit, pastaj do të informohet KPK-ja për të marrë vendim lidhur me këtë çështje”, u tha në këtë takim.

Gjatë këtij takimi thuhet se nuk është shqyrtuar propozimi për vendimin për pagën dhe kompensimin e anëtarëve joprokurorë për shkak të mungesës së kuorumit, por do të trajtohet në takimin e radhës së KPK-së, i cili u tha se do të mbahet së shpejti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera