Hoti akuzon Qeverinë Kurti se po e paguan një ndërmarrje pavarësisht se projekti është anuluar
Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 05 April 2024
Hoti akuzon Qeverinë Kurti se po e paguan një ndërmarrje pavarësisht se projekti është anuluar
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar qeverinë se nga buxheti i shtetit po ndahen para për një ndërmarrje publike pavarësisht se projekti i Termocentralit “Kosova e Re” është anuluar.
Hoti tha se nga qeveria janë ndarë 200 milionë euro për ndërmarrjet publike, para për të cilat pati pyetje për ministrat, por që të njëjtit nuk ishin prezentë në seancë.
“Pyetjet janë substanciale për mënyrën se si po shpenzohet buxheti i shtetit. Janë mbi 200 milionë euro që janë ndarë për ndërmarrjet publike poshtë e lartë e edhe për një ndërmarrje publike që ka qenë e lidhur me projektin e Termocentralit “Kosova e Re”, por që është anuluar ai projekt dhe ajo ndërmarrje vazhdon të paguhet”, tha Hoti, njofton Klankosova.tv.
Ndërmarrja për të cilën bëhet fjalë është Ndërmarrja e Re Energjetike e Kosovës “NKEC”, e cila ishte themeluar në vitin 2018 si ndërmjetësuese për energjinë elektrike mes Qeverisë së Kosovës dhe “Contour Global”, e cika kishte për detyrë ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”.
Të tjera
-
Për tri vjet rreth 500 raste të futjes së drọgës nëpër burgjet e Kosovës
Dhjetëra persona me varësi nga droga në Kosovë. Por kjo dukuri nuk po i mb...
-
Hamza: Kosova ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike
Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një inte...
-
Kryetari i Odës së Mjekëve: Rritja e pagave për mjekët është ‘’hajgare’’
Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, ka kritikuar Qeverinë e...
-
Detaje të reja nga plagosja e dyfishtë në “Kodrën e Trimave”
Pasditja e së enjtes tronditi lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet. Nga n...
-
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Netanyahut, reagon ashpër Izraeli
Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) pranoi kërkesën e kryeprokurorit të saj K...
-
Erërat e forta e reshjet e shiut, Pejës i shkaktojnë dëme të konsiderueshme
Dy net më parë, qyteti i Pejës mbeti në errësirë. Kjo pasi erërat e forta ...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit, merr pjesë ambasadori Hovenier
Gjykata Supreme e Kosovës lanson sot udhëzuesin për matjen e dënimit. E pj...
-
Liburn Aliu sot mban konferencë për media
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...
-
Fundjavë e ftohtë, temperaturat zbresin në -4 gradë
Fundjava në Kosovë do të mbizotërojë me mot të vranët e me temperatura të ulë...
-
Pemë për ushtarët e FSK-së, Ministria e Mbrojtjes jep tender në vlerë mbi 45 mijë eurosh
45 mijë e 925 euro për furnizim me pemë për nevojat e ushtarëve të Forcës së ...
-
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Sot është Dita e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 116 vjet më parë në Kongr...
-
Sot përurohet QKMF-ja në Mamushë, marrin pjesë Kurti e Vitia
Sot përurohet Qendra e re e Mjekësisë Familjare në Mamushë. Në përurim do ...