Skandali me falsifikimin e dokumentacionit të mishit, pezullohet nga puna inspektori i AUV-it
Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 03 April 2024
Komisioni Disiplinor në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë e ka pezulluar nga puna inspektorin Qenan Maxhuni, i cili sipas raportimeve të mediave në Shqipëri, falsifikonte vendin e origjinës për mishin që dyshohet se kompania “Apetit” e importonte nga Brazili dhe e shiste në Shqipëri si mish i prodhuar në Kosovë
Expres ka siguruar vendimin e AUV, ku thuhet “Pezullohet nga marrëdhënia e punës sipas detyrës zyrtare në shërbimin civil; z.Qenan Maxhuni, Inspektor Veterinar i AUV’së”.
“Të pezulluarit sin ë pikën 1 të këtij vendimi i pezullohet marrëdhënia e punës në AUV, deri në marrjen e vendimit tjetër .I pezulluari do të kompensohet me 50 të pagës mujore sipas dispozitave ligjore në fuqi, pezullimi mbetet në fuqi deri në marrjen e një vendimi tjetër”, thuhet tutje në vendim.
“Komisioni duke u bazuar në ndjeshmërinë e çështjes, bazuar në neni 59 paragrafi 4 dhe nenit 69 paragrafi 1 nën paragrafët 1.1 të Ligjit nr 08/L-197 për Zyrtarët Publik, vendosi që nëpunësi z.Qenan Maxhuni në pozitën e Inspektor Veterinar të pezullohet sipas detyrës zyrtare, sepse ka arsye të besohet se vazhdimi i ushtrimit të detyrës nga nëpunësi civil ndaj të cilit ka filluar procedura disiplinore, pengon hetimin disiplinor ose mund të cenoj ushtrimin e përshtatshëm të detyrës së tij”, thuhet në arsyetim
Ndryshe, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka urdhëruar ndaljen e menjëhershme të lëshimit të dokumenteve për eksport për kompaninë “Apetit sh.p.k”, pas raportimeve.
Zëdhënësi i AUV’it, Lamir Thaçi, ka se tashmë është formuar Komisioni profesional që do të gjurmojë të gjitha hyrje-daljet e biznesit për të vërtetuar dyshimet e ngritura.
Për këtë rast janë informuar edhe Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës.
“Pas dyshimit të ngritur për falsifikim të origjinë se produktit ushqimore( mish) nga Operatori Ekonomik Apetit sh.p.k. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka urdhëruar ndaljen e menjëhershme të lëshimit të dokumenteve për eksport për biznesin e lartcekur. Është formuar komisioni profesional i cili do të bëjë auditimin ( gjurmushmërin/përputhshmërinë) e të gjitha hyrje daljeve të biznesit për të vërtetuar dyshimin e ngritur. Po ashtu janë informuar edhe autoritete tjera qe merren me taksat ( doganat, ATK). Të cilat do të gjurmojnë për pjesën e mandatit të tyre dhe në të njëjtën kohë do e mbështesim njëra tjetrën, me të dhënat rreth të gjeturave qe burojnë nga kontrollet e detajuara. Pas kompletimit të plotë të hulumtimit do të ju mbajmë të informuar mbi të gjeturat”, ka thënë Thaçi.
Për rastin ka raportuar emisioni investigative “Stop”.
Të tjera
-
Vetura godet dy 14-vjeçarë në Shkodër, ishin në motoçikletë
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së dielës në rrugën “Shkodër-Hani i Hotit...
-
LDK e PSHDK bashkë në zgjedhje, Abdixhiku thotë se dy partitë i bashkon Rugova e Mark Krasniqi
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka marrë sot pjesë në Kuvendin e XI zgjedhor ...
-
Vdes infermierja e Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Shukrije Kurti
Ka ndërruar jetë infermierja e Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Shukrije Kur...
-
“Klubi i stërvjetruar politik”, VV sulmon opozitën për premtimet për rritje pagash
Lëvizjes Vetëvendosje po i pengojnë premtimet për rritje të pagave nga partit...
-
AAK vazhdon mobilizimin në Austri, Kadrijaj: Diaspora në mbështetje të Aleancës
Deputetja e Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ti...
-
Haradinaj ngjitet Majës së Strellcit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është mjaft ak...
-
Nagavci: Le ta mbrojmë gjuhën shqipe me çdo formë, çdo ditë nga pak, dhe çdo vit më shumë
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është shprehur se si ministri kanë ndërm...
-
Kurti shkon në Austri, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Vjenë të Austrisë...
-
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet ne NATO e BE
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku në kuvendin e 11-të zgje...
-
Gjendja e fëmijës që u plagọs nga vëllai në Suharekë është stabile
Një 10-vjeçar u plagos aksidentalisht mbrëmë nga vëllai i tij i mitur në Suha...
-
Haxhiu për agjendën e VV’së: Shah e ping-pong me Deharin
Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas publikimit të agjendës së Lëv...
-
Bëri shqiponjën në Beograd, policia e Daçiqit e arreston shtetasin e Zvicrës
Një shtetas i Zvicrës është arrestuar të shtunën në Beograd, pasi që siç rapo...