Grubjeshiq: Diskutimi për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të KiE, me 16 prill
Autori: Gazeta inFokus
12:32 | 02 April 2024
Ambasadorja dhe përfaqësuesja e përhershme e Serbisë në Këshillin e Evropës, Suzana Grubjeshiq, ka thënë për “Euronews Serbia” se seanca e Asamblesë Parlamentare të kësaj organizate do të fillojë më 15 prill dhe do të zgjasë deri më 19 prill. Ajo ka thënë se rendi i ditës është ndryshuar.
Fillimisht në draft thuhej se raporti i Dora Bakoyannis-it dhe dy raportuesve të tjerë nga komisioni ligjor për Kosovën do të diskutohej më 18 prill, por tani është zhvendosur për 16 prill.
“Natyrisht që ekziston frika se nuk do të ketë mjaft deputetë pozitivë në sallë më 18 prill sepse atëherë ata veç ia nisin të largohen nga Strasburgu. Prandaj, më 16 prill do të bëhet prezantimi i raportit dhe diskutimi dhe votimi për të”, ka thënë Grubjeshiq.
Ajo ka thënë se këtë e ka bërë të ditur që të shihet se si po trajtohen edhe këto detaje dhe asgjë nuk i lihet rastësisë.
“Kuorumi për vendimmarrje në Asamblenë Parlamentare është një e treta e deputetëve të pranishëm. Pra, nga kjo një e treta e të pranishmëve kërkohet një shumicë prej dy të tretave, gjë që është lehtësisht e realizueshme. “Nuk kam dyshim se mund të jetë lehtësisht e realizueshme për çështjen e Kosovës, pra për çështjen e përcjelljes së mëtejshme të opinionit të Asamblesë Parlamentare në Komitetin e Ministrave, i cili i vetëm mund të vendosë për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka thënë Suzana Grubjeshiq.
Ajo ka shtuar se mbledhja e Komitetit të Ministrave është caktuar për datat 16 dhe 17 maj dhe se agjenda paraprake tashmë është publikuar.

T� tjera
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...


































