Ministria e Bujqësisë njofton fermerët se është koha për mbjelljen e patates
Autori: Gazeta inFokus 18:40 | 22 March 2024
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka njoftuar të gjithë fermerët se është koha për mbjelljen e patates, teksa ka dhënë disa këshilla rreth mbjelljes së këtij produkti ushqimor.
Një rëndësi shumë e madhe në mbjelljen e patates, theksohet se është përgatitja e tokës për mbjellje.
“Operacioni kryesor i lëvrimit të tokës është metoda më adekuate e kontrollit të barojave, sidomos kur ajo ekzekutohet me mjetet shtese për rrotullim të dheut (plugu imtësues, plugu disk).
Lëvrimi kryesor duhet të bëhet në vjeshtë. Përgatitja e shtretërve për farë duhet të kryhet pak para mbjelljes dhe duhet të bëhet atëherë kur toka nuk është e lagësht dhe as shumë e thatë.
Lëvrimi i tokës me lagështi rezulton në kompaktësi të dheut dhe formim të grumbujve të dheut. Ngjeshja e dheut na shpie deri te drenazhimi i dobët dhe zhvillimi i sistemit të dobët rrënjor.
Madhësia e tuberëve amë, kultivari dhe zhvillimi i shkallës së mbishmërisë, të gjitha luajnë rol në zhvillimin e bimës së patates”, thuhet në postim.
Postimi i plotë i Ministrisë:
Të nderuar fermerë,
Është koha për mbjelljen e patates, andaj në mesazhin e sotëm po ju ofrojmë disa informacione të rëndësishme për ata që kanë planifikuar mbjelljen e patates për këtë vit.
Patatja dallohet me përshtatshmëri mjaft të mirë ndaj kushteve të ndryshme klimatike Kjo mundëson kultivimin edhe në lartësi të ndryshme mbidetare. Mbirja fillon në temperaturë 7 deri 10 o C. Temperatura optimale e tokës për formimin e tuberëve është 16 – 18 o C, ndërsa e ajrit 18 – 22 o C.
Përgatitja e tokës për mbjellje
Lëvrimi i tokës, përgatitja e shtretërve (rendet e ngritura), kanë për qëllim të:
• shpejtojnë mbirjen,
• depërtim të rrënjës në thellësi,
• drenim të mirë,
• kontroll të barojave të këqija dhe
• shtresës mbuluese të dheut mbi tuberët e ri të kultivuar.
Mbulimi i tuberëve me shtresë të dheut parandalon: gjelbërimin, sulmimin nga insektet apo kërpudhat (p.sh. Phytophthora infestans – vrugu i patates) dhe rritjen sekondare të shkaktuar nga ekspozimi në temperatura të larta.
Operacioni kryesor i lëvrimit të tokës me plug duhet të kryhet në thellësi prej 25-35 cm. Ky lëvrim do të:
• bëjë tokën e shkriftë,
• thyejë shtresat e papërshkueshme,
• përmirësoj drenimin,
• kthej materien organike në tokë.
Operacioni kryesor i lëvrimit të tokës është metoda më adekuate e kontrollit të barojave, sidomos kur ajo ekzekutohet me mjetet shtese për rrotullim të dheut (plugu imtësues, plugu disk).
Lëvrimi kryesor duhet të bëhet në vjeshtë. Përgatitja e shtretërve për farë duhet të kryhet pak para mbjelljes dhe duhet të bëhet atëherë kur toka nuk është e lagësht dhe as shumë e thatë.
Lëvrimi i tokës me lagështi rezulton në kompaktësi të dheut dhe formim të grumbujve të dheut. Ngjeshja e dheut na shpie deri te drenazhimi i dobët dhe zhvillimi i sistemit të dobët rrënjor.
Madhësia e tuberëve amë, kultivari dhe zhvillimi i shkallës së mbishmërisë, të gjitha luajnë rol në zhvillimin e bimës së patates.
Dendësia e mbjelljes mund të shprehet si në ton/ha apo tuber/ha. Metoda më e saktë është caktimi i numrin e kërcejve/ha.
Për prodhimin e patates për konsum, numri i tuberëve për mbjellje është zakonisht 40,000 tuberë/ha për t’i prodhuar kërcejtë me një densitet prej 15-20 kërcej/m2.
Distanca në mes rreshtave varet shumë nga makineria e cila përdoret për mbjellje. Distanca që përdoret më së tepërmi është 70-75cm. Distancat më të vogla japin një mbulesë më të shpejtë dhe përdoren atëherë kur pritet rritje e vogël e kërcellit, si dhe për mbjellje me dorë.
Distanca prej 90 cm në mes rreshtave përdoret kur pritet rritje e madhe e kërcejve dhe kualiteti i tuberëve është mjaft i rëndësishëm – mbushja e gjerë e mbron kulturën nga ekspozimi në dritë të dielli (me ç‘rast tuberët marrin ngjyrë të gjelbër), dëmtimi mekanik dhe rritja sekondare.
Patatet duhet të mbillen ashtu që maja e tuberëve duhet veç të mbulohet me dheun nëse mbushja e rendeve është nivelizuar drejt. Me fjalë të tjera, tuberët janë afër 10 cm më poshtë sesa sipërfaqja (maja e rreshtave të patates) e mbathjeve.
Pasi që çdo rregull ka përjashtime: Nëse ekziston rreziku nga përmbytja me ujë, atëherë tuberët duhet të mbillen më lart, apo nëse është rrezik nga thatësia atëherë ato duhet të mbillen më thellë.
Mbjellja e cekët mundëson vjelje më të lehtë, por shpie tek rritja e problemeve me baroja, dëmtime, vrugu i tuberëve dhe deformime.
Gjatë aplikimit të plehrave duhet pasur para sysh që për 10 ton∕ha zhardhok, patatja thith nga toka 50 kg N, 25 kg P2O5 dhe 79 kg K2O.
Ujitjet duhet të jenë sipas nevojës (varësisht nga të reshurat, tipi i tokës dhe faza e rritjes dhe zhvillimit të bimëve). Duhet pasur parasysh se kërkesat më të mëdha për lagështi janë në fazën e lulëzimit dhe formimit të tuberëve. Rreth 25 ditë para nxjerrjes së tuberëve duhet ndërprerë me ujitjet.
Për informata shtesë mund të kontaktoni këshilltarët komunal, ku në secilën komunë mund të lajmëroheni në Drejtorinë / Zyrën për Bujqësi, ose në zyrën qendrore të Shërbimit Këshillimor, në Departamentin e Shërbimeve Këshillimore dhe Teknike, në MBPZHR, në Rr. “Ukshin Hoti”, ndërtesa e ish-Ramiz Sadikut, Nr. 120 Kati III, Prishtinë, ose në tel. 383- (0)38 200 38 426.
Të tjera
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për tentim vrạsjen në Gjakovë
Gjykata Themelore në Gjakovë ia ka caktuar masën e paraburgimit pre tridhjet...
-
“7 muaj i ngujuar brenda, vështirë të gjykosh drejtë” – Vokrri thotë se nënkryetarja serbe që u zu duke konsumuar drogë e “manipuloi emocionalisht” Lulzim Hetemin
Nëntë ditë në izolim në objektin e komunës së Leposaviqit, kryetari Lulzim He...
-
Kasanof: Sụlmet si ai në “Ibër-Lepenc” janë ndërtuar qartësisht për të krijuar destabilitet
Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor Alexan...
-
Procesohet subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit nëntor
Është procesuar subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit ...
-
Komuna e Prishtinës merr masa përpara festave
Komuna e Prishtinës ka bërë thirrje për kujdes në prag të festave të fundviti...
-
Rama: Kosova duhet ta ngrijë normalizimin me Serbinë, për të bërë hap gjigand drejt BE-së
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë sot në Facebook një pjesë ...
-
Vdẹs një fëmijë njëvjeçar në QKUK
Një fëmijë njëvjeçar ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. ...
-
Scholz pas sulmit në Magdeburg: Të hetohet tërësisht se çfarë ka ndodhur, shqetësohem për gjendjen e të lënduarve
Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka folur gjatë vizitës së vendit të ngjarjes –...
-
“Mos fëlliq në emër të babës, Donikë” – Avni Arifi i reagon ashpër Donika Gërvallës
Ish-kryenegociatori Avni Arifi ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministre...
-
Regjistrohen mbi 51 mijë votues nga jashtë Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit
51 mijë e 440 votues nga jashtë Kosovës janë regjistruar për të marrë pjesë n...
-
Presidentja Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me çmimin “Grand Excellenc...
-
Shtohen kolonat në pikëkalimet kufitare, pritjet më të gjata në Jarinjë – deri në një orë e gjysmë
Pikëkalimet kufitare kanë filluar të ngarkohen edhe më shumë për shkak të rri...