Si ta llogaritni moshën e vërtetë të organizmit
Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 22 March 2024
Dita e lindjes konsiderohet si një tregues i saktë i moshës së njeriut. Ndonjëherë, në varësi të gjendjes fizike dhe stilit të jetës ndodh që trupi të ketë një paraqitje dhe funksionalitet krejt të ndryshëm.
Madje njeriu mund të ngjajë më i ri ose më i moshuar se çfarë tregohet në çertifikatën e lindjes. Thënë ndryshe mosha kronologjike mund të jetë krejt e ndryshme nga ajo biologjike.
Mënyrat për përllogaritjen e moshës biologjike janë sipërfaqësore, megjithatë treguesit duhen marrë në konsideratë. Po si të kuptoni gjendjen tuaj fizike dhe stilin e jetesës, që të vëreni nëse trupi juaj ka një moshë të re apo të moshuar?
Zemra është një prej organeve më të rëndësishme të trupit. Një zemër e shëndetshme është kryesore për mirëqenien.
Rrahjet e zemrës janë zakonisht 60 deri në 100 në minutë. Kur trupi është duke u qetësuar, rrahjet nuk duhet të jenë më të shpejta apo më të ngadalëta se shifrat e lartpërmendura.
Vendosni dy gishta në pjesën e brendshme të kyçit të majtë duke prekur njërën prej dy arterieve kryesore në këtë zonë. Zakonisht nëse rrahjet e zemrës kur trupi pushon janë të ulëta, zemra është e fortë. Rrahjet e larta tregojnë se zemrës i duhet të punojë fort, se ajo është e dobët dhe më pak efikase.
Me kalimin e moshës, njerëzit janë më pak fleksibël. Kjo ndodh si pasojë e humbjes së fibrës së muskujve, strukturës kimike të indeve dhe rritjes së depozitave të kalciumit. Uluni në dysheme dhe mbani shpinën drejt dhe këmbët drejt bashkuar. Mundohuni të prekni me duar gishtat e këmbëve pa i përthyer ato. Sa më fleksibël të jeni, aq më në gjendje të mirë fizike është trupi.
Pas të tridhjetave, njerëzit që nuk kryejnë aktivitet fizik humbasin nga 3 deri në 5 përqind të masës muskulare për çdo dhjetë vjet. Forca mund të matet duke kryer disa ushtrime fizike siç janë ushtrimet që njihen si pompat.
Nëse arrini të mbani trupin drejt dhe të ulni kraharorin sa më pranë dyshemesë për mbi 10 herë, atëherë, me siguri, masa juaj muskulare dhe forca fizike janë të mira.
Me kalimin e moshës, njerëzit kanë tendencën të shtojnë në peshë. Forma trupore dhe përmasat e belit apo të legenit janë një mënyrë e mirë për të pasur një ide për shpërndarjen e dhjamit në trup. Një gjë e tillë tregon rreziqet që i kanosen organizmit siç janë tensioni i lartë i gjakut, diabeti apo ishemia.
Pjestoni perimetrin e belit me atë të legenit.
Treguesi i duhur për meshkujt duhet të jetë 1.0 dhe për femrat 0.85. Nëse rezultati është një shifër më e lartë se kaq, atëherë trupi ka më shumë dhjamë seç duhet.
Një i rritur ka nevojë për 7 deri në 8 orë gjumë çdo natë. Nëse flini më pak, do të jeni mendërisht të lodhur dhe fizikisht më të plakur. Mungesa e gjumit rrit rrezikun e tensionit të gjakut, sëmundjeve të veshkave, ishemisë dhe mbiepeshës.
Alkoli dhe duhanpirja janë dy vese që rrisin rrezikun e plakjes së trupit dhe shfaqjes së kancerit, ishemisë, sëmundjeve të mëlçisë, pankreasit apo tensionit të lartë të gjakut. Sa i përket alkolit, femrat duhet të pijnë vetëm një pije alkolike në ditë, ndërsa meshkujt mund të mjaftohen me dy.
Në lidhje me duhanin, mjekët janë të palëkundur në idenë se duhani nuk duhet pirë në asnjë mënyrë.
mosha
Ushqyerja e shëndetshme ul rrezikun e sëmundjeve si kanceri, sëmundjet e zemrës, ishemia, diabeti apo tensioni i lartë i gjakut. Një regjim i duhur ushqimor duhet të përmbajë 9 racione fruta dhe perimesh në ditë, mish pule, peshk, arra dhe drithëra të plota.
Të tjera
-
Osmani: Shqiptarët e Amerikës, urë e fuqishme e aleancës Kosovë – SHBA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se shqiptarët e Amerikës janë ur...
-
Nga QKUK-ja japin detaje për policin i cili u plag os në Zllakuqan në Klinës
Një polic u plagos në Zllakuqan të Klinës, derisa po intervenonte në një shtë...
-
Sveçla për policin e plagosur: Përgëzoj zyrtarin Januz Veselaj për reagimin profesional përkundër rrezikimit të jetës së tij
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas plagosjes së një...
-
Presidenti Italian: BE është në fazën më kritike
Presidenti Italian, Sergio Mattarella të enjten në mesazhin e tij për Ditën e...
-
Valchev: BE-në synon paqe
Objektivi kryesor i Bashkimit Evropian është që të gjithë në territorin e tij...
-
Incidenti në kishën e Zllakuqanit ku mbeti i plagosur një polic, reagon Sveçla
Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, u tentua të kryhej vjedhje në kishën...
-
Problemi me valët, Telekomi jep një shpjegim për konsumatorët
Përgjatë ditës së enjte, janë raportuar probleme të shumta me valët tek numra...
-
Szunyog: Të punojmë dhe rregullojmë edhe më mirë raportet ndërmjet Kosovës dhe BE-së
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, në ditën e Evropës, 9 majin, kë...
-
Dezinformatat për Gabriel Escobar, Qeveria mohon se lajmi për largimin e tij ka rrjedhur prej tyre
Qeveria e Kosovës ka mohuar se lajmi që qarkulloi në fundjavë për “shkarkimin...
-
Publikohem pamjet/ Alma Arrazi afër Bunës, tre fëmijët ndjekin për dore nënën drejt rrugës pa kthim
Këto janë momentet e fundit të jetës së 39-vjeçares Alma Arrazi dhe tre fëmij...
-
Vajzën ia vrānë në Fushë Kosovë, shpërthejnë në lot prindërit e Claras
Argjentinasja 27-vjeçare ka vdekur më 2 gusht pasi ka rënë nga kati i gjashtë...
-
Rohde: Shpresojmë se Kosova do të bëhet anëtare e BE’së një ditë
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, po shënon Ditën e Evropës në sheshin kryesor ...