Lajme

Shkëlzen Maliqi i jep “këshilla pa pare” Albin Kurtit se si të ruhet partneriteti me SHBA-të

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 17 March 2024

Analisti Shkelzen Maliqi, tani pjesë e kolegjiumit të Gazetës Infokus në cilësin e redaktorit dhe këshilltarit për çështje profesionale, ka dalur me një këshillë për kryeministrin e vendit Albin Kurti.

Sipas tij kjo këshillë ështe në të mirën e tij dhe të Kosovës, në më mënyrë që të ruhet partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Koordinohu me SHBA-të pa kushte e retorika sovraniste sepse kjo të koordinon me interesin vital të shtetit dhe popullit”, kjo është këshilla “pa pare për kryeministrin”, siç ka shkruar Shkëlzen Maliqi në shkrimin e tij për Gazetën Infokus.

-Advertisement-

Jo vetëm kaq por sipas Maliqit qeveria Amerikane shprehet qartë se është e zhgënjyer me Qeverinë e Albin Kurtit por e mbështet popullin e Kosovës.

E për këtë duhet të ndërmerren dy veprime, njëri ka të bëjë me vet Albin Kurtin e tjetri me popullin e Kosovës.

“Mund të ngushëllohemi se partneriteti strategjik dhe vital i shtetit të Kosovës me SHBA-të ka gjasa të vazhdojë. Por, janë dy kushte: 1. që Kurti të mos e mashtrojë më popullin, dhe 2. që populli të mos ia jep më votën Kurtit mashtrues”, ka shkruar ekskluzivisht për Gazetën Infokus analisti Maliqi./Gazeta Infokus/

Shkrimi i plotë:

Prtneriteti SHBA KOSOVE

Përderisa Qeveria Amerikane shprehet qartë se është e zhgënjyer me Qeverinë e Albin Kurtit por e mbështet popullin e Kosovës, mund të ngushëllohemi se partneriteti strategjik dhe vital i shtetit të Kosovës me SHBA-të ka gjasa të vazhdojë.

Por, janë dy kushte: 1. që Kurti të mos e mashtrojë më popullin, dhe 2. që populli të mos ia jep më votën Kurtit mashtrues.

Këshillë pa pare për Kryeministrin: Koordinohu me SHBA-të pa kushte e retorika sovraniste sepse kjo të koordinon me interesin vital të shtetit dhe popullit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera