Lajme

Babë e bir që humbën jetën në Lushnjë, sot kishin nisur punën

Autori: Gazeta inFokus 21:24 | 01 March 2024

Një ngjarje e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Lushnjes, tronditi opinionin publik.

Ishte ora 15:30 kur babë e bir ndodheshin në vinç dhe aksidentalisht prekën telat e tensionit të lartë, lëvizje e cila ua mori jetën.

Dyshohet se një bombolë oksigjeni ka nxitur shpërthimin e fuqishëm që la pas edhe disa të plagosur, mes tyre edhe deputetin socialist Bujar Çela.  Shpërthimi u ndje në të gjithë qytetin.

-Advertisement-

Si pasojë e shpërthimit humbi jetën në vendngjarje vinçieri, ndërsa djali i tij humbi jetën rrugës për Tiranë për te Trauma.  I riu kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga emigracioni, shkruan TCH.

Sot ishte dita e parë e punës për të dy, por ata nuk e dinin që kjo do të ishte edhe dita e fundit.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy