Lekaj: Le t’i vijë turp qeverisë, kemi sigurime për automjete, por jo për njerëzit që janë në automjete
Autori: Gazeta inFokus
12:09 | 29 February 2024
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, deklaroi se ne kemi nevoje për një shtet të orientuar kah njeriu.
Gjatë seancës së jashtëzakonshme ku po diskutohet për shëndetësinë dhe sigurimet shëndetësore, Lekaj tha se kemi një ministri të Shëndetësisë që ka harruar nevojat e shëndetësisë kosovare dhe se pacientët nuk kanë ku t’ia mësyjnë institucioneve shëndetësore dhe se sipas tij, “mund të themi lirisht që 60 % e pacientëve i kryejnë shërbimet në sistemet private”
“Ja ku na ka sjellë kjo qeveri. Në tri vjet të qeverisjes Kurti kanë ikur mbi 250 mijë qytetarë. Të gjithë kanë një arsye baze se pse u larguan, e ajo është mungesa e sigurimeve shëndetësore, sepse s’po e shohin Kosovën si ambient për punë e jetë”.
Lekaj tutje shtoi se për ne shëndeti nuk është mall i cili konsumohet, por është vet jeta.
“Jemi në një situatë paradoksale ku kemi sigurime të automjeteve tona, por nuk kemi sigurime për njerëzit që janë në ato automjete. Paramendojeni, kemi sigurime për automjete, ndërsa për qytetarët nuk kemi sigurime shëndetësore”.
“Ja ku është kjo qeveri. Turp le t’i vijë Qeverisë Kurti”, deklaroi deputeti Lekaj.

T� tjera
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...

































