Komandanti i KFOR-it tregon se pse takohet me shefin e Ushtrisë serbe
Autori: Gazeta inFokus 07:20 | 21 February 2024
Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, ka bërë të ditur se komunikon rregullisht me të gjithë aktorët ndërkombëtare dhe vendorë, përfshirë këtu edhe shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura Serbe.
Ulutas ka theksuar se prioritet i tij është nxitja e komunikimit dhe koordinimit të bazuar në besim.
“E kam bërë prioritet timin nxitjen e komunikimit dhe koordinimit te bazuar në besim. KFOR-i komunikon rregullisht dhe në mënyrë transparente me të gjithë aktorët ndërkombëtarë dhe vendorë.
Si komandant i KFOR-it, kam takime me shumë bashkëbisedues, përshirë përfaqësuesit e Institucioneve në Kosovë dhe organizatat e sigurisë se Kosovës, shefin e Shtabit te Forcave të Armatosura Serbe, shefin e misionit te BE-se për Sundim te Ligjit (EULEX) dhe përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim ne Evropë (OSBE) dhe komunitetin diplomatik”, ka thënë Ulutas në një intervistë në Dukagjini.
E sa i përket ndonjë eskalimi të mundshëm në veri të vendit, komandanti i KFOR-it ka theksuar se nuk do të spekulojë në një ndonjë skenar të ardhshëm, por se janë duke e monitoruar çdo zhvillim të sigurisë.
“Nuk do të spekuloj për ndonjë skenar të ardhshëm. Po e monitorojmë ngushtë çdo zhvillim relevant të sigurisë në rajon. KFOR-i mbetet i përqendruar në zbatimin e mandatit të tij të OKB-së, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, të ofrojë një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, ka shtuar më tej Ulutas.
Kurse, për çështjen me të debatuar kohëve të fundit, dinarin serb, Ulutas ka treguar nëse kjo çështje mund të tensionojë situatën.
“Eshtë çështje politike. Preferoj që mos ta komentoj këtë çështje specifike… KFOR-i ka një prani të dukshme dhe fleksibile në mbarë Kosovën, që na mundëson që të monitorojmë ngushtë çdo zhvillim relevant të sigurisë. Ne mbetemi të përqendruar në zbatimin e mandatit tonë të OKB-së, të ofrojmë një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. Puna jonë kryesore është që ta parandalojmë çdo rrezik për eskalim. Megjithatë, jemi të gatshëm dhe të pajisur për t’u përballur me çdo sfidë që mund të shfaqet, në përputhje me mandatin tonë të OKB-së”, ka theksuar komandanti Ulutas.
Gjithashtu, ai tregoi se KFOR-i, aktualisht, ka rreth 4500 trupa në Kosovë, me kontribute nga 28 vende, përfshirë aleatët dhe partnerët e NATO-së.
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...