Lajme

Erdogani e uron Kosovën për 16-vjetorin e Pavarësisë, e konfirmon pjesëmarrjen e Osmanit në Forumin Diplomatik të Antalisë

Autori: Gazeta inFokus 21:42 | 16 February 2024

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka uruar Kosovën për përvjetorin e 16 të Pavarësisë përmes një telegrami dërguar presidentes Vjosa Osmani.

Erdogan tha se ka besimin e plotë se marrëdhëniet e shumanshme miqësore mes Turqisë dhe Kosovës, të cilat sipas tij, e marrin fuqinë e tyre nga lidhjet historike, ekonomike, humanitare dhe kulturore, do të vazhdojnë të zhvillohen.

“Marrja e Komandës së KFOR-it këtë vit është një tregues konkret i rëndësisë që i kushtojmë paqes dhe stabilitetit si në Kosovë ashtu edhe në rajon dhe përpjekjeve tona në këtë kontekst”, thuhet në telegramin e urimit të Erdoganit.

-Advertisement-

Po ashtu, Erdogan konfirmoi pjesëmarrjen e Osmanit në Forumin Diplomatik të Antalisë që do të mbahet nga 1 deri më 3 mars të këtij viti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera