Gërvalla sulmon LDK-në dhe Kica-Xhelilin: Lidhjen më të fuqishme e kanë me Sami Lushtakun
Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 13 February 2024
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës operon njësoj sikurse Partia Demokratike e Kosovës.
Në një intervistë për televizionin lokal në Istog, Istogu Channel, Gërvalla ka deklaruar se LDK-ja i ka lidhjet më të fuqishme me Sami Lushtakun, nënkryetarin e Komunës së Skenderajt.
Duke e akuzuar LDK-në se ka devijuar nga “rruga që e ka pasur dikur”, Gërvalla ka përmendur edhe Doarsa Kica-Xhelilin, deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila u largua nga Partia Guxo në tetor të vitit 2022.
“Unë mendoj se LDK-në nuk e ndëshkoi as Vetëvendosje, as partia Guxo. LDK-në e ndëshkoi shkelja e vazhdueshme e premtimeve dhe largimi total nga rruga e cila pritet nga votuesi i LDK-së. Pra, asgjë sot në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ju duhet ta keni parë që ata edhe emrin sot nuk duan ta kenë LDK. Por, Rruga e re, Lidhja.. ku e di unë ku i kanë lidhjet, por lidhjet më të fuqishme i kanë me Sami Lushtakun që të jemi shumë real”, ka thënë ajo.
“Unë mendoj se Lidhja Demokratike e Kosovës siç ka ekzistuar, nuk ekziston më – shikojini personat dhe do të shihni se më pak kanë lidhje ata me atë çka quhet LDK sesa çdo gjeneratë tjetër. Madje, ne kemi pasur një deputete në radhët tona, në partinë Guxo, e cila është larguar dhe ka shkuar në LDK. Ajo e ka arsyetuar largimin nga partia Guxo me këtë fjali, ka thënë ‘në Guxo ata s’kishin gjë tjetër, por gjithë ditën ‘Rugova, Rugova’. Ka thënë se ‘mua s’më vyen asgjë kjo’ dhe ka shkuar në LDK”, ka thënë Gërvalla. “Unë nuk arrijë ta shoh dallimin me LDK-së dhe PDK-së”.
Të tjera
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...