Daçiq për seancën e OKB-së: Tregon se Serbia është e respektuar në skenën ndërkombëtare
Autori: Gazeta inFokus
11:03 | 11 February 2024
Kryediplomati serb, Ivica Daçiq ka komentuar mbajtjen e seancës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën ku u përballën kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Në një intervistë për Kuririn serb, Daçiq tha se kjo tregon se “Serbia është e respektuar në skenën ndërkombëtare”, se pikëpamjet e saj rezonojnë dhe respektohen edhe nga siç tha “ata që mbështesin Prishtina më së shumti”, përcjellë Danas, transmeton Klankosova.tv.
“Serbia arriti disa gjëra shumë të rëndësishme, së pari u pranua kërkesa jonë për një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit, pastaj arritëm të sigurohemi që seanca të jetë e hapur për publikun dhe në fund me fjalimin e presidentit Vuçiq, ne dhamë argumentin tonë më bindës për situatën në Kosovë dhe të cilën askush nuk mund ta përgënjeshtrojë”, tha Daçiq.
Ai ka thënë se është i vetëdijshëm se ka vende që nuk mund të pritet të ndryshojnë qëndrim për çështjen e Kosovës.
“Një seancë e Këshillit të Sigurimit nuk do t’i zgjidhë të gjitha problemet, sado bindëse të jetë për qëndrimin e Serbisë. Por nëse nuk do të kishte seancë, Kurti do ta kishte shumë më të lehtë të vazhdonte si më parë, do të ishte inkurajuar të shtypte edhe më shumë serbët e Kosovës”, tha Daçiq.

T� tjera
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
































